• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GABIMI” ZBËRTHEU GRUPIN E GRABITËSVE NË RINAS/ Çfarë dimë për vjedhjen spektakolare të 6.5 MILION € (FOTO)
Home
Breaking News

“GABIMI” ZBËRTHEU GRUPIN E GRABITËSVE NË RINAS/ Çfarë dimë për vjedhjen spektakolare të 6.5 MILION € (FOTO)

28 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ishte data 9 prill kur një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u fut në pistën e Rinasit. Të paktën 5 grabitës të maskuar në pak minuta arritën të merrnin 6.5 milionë euro, vlerë monetare që do transportohej drejt Austrisë.

Si policia ashtu dhe koncesionari që merret me sigurinë brenda aeroportit dështuan të parandalonin ngjarjen, ndërsa nga avioni ku u morën thasët me para, kishte zbritur pak më herët presidenti Ilir Meta dhe një tjetër ish zyrtar i lartë.

Pasi morën thasët me para grabitësit u larguan me shpejtësi nga aeroporti ndërsa një patrullë e FNSH-së i ndoqi nga pas. Sipas versionit të policisë pati përplasje mes tyre dhe grabitësve të cilët ishin të armatosur rëndë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, truri i organizimeve të disa grabitjeve të tjera.

Shokët e lanë pas trupin e tij, ndërsa u larguan me një tjetër automjet. Thuhet se një grua për të ngatërruar policinë dogji një automjet, ndërsa grabitësit sipas hetimeve të deri tanishme u fshehën në një tunel të ish-diktaturës komuniste dhe pas mesnate dogjën automjetin që u gjet një ditë më pas nga policia.

Identifikimi i Admir Muratajt
Gjatë grabitjes Murataj kishte vendosur një maskë silikoni. Edhe pse në kërkim që nga viti 2013, Murataj kishte berë operacione plastike për te ndryshuar pamje. Me ndihmën e autoriteteve greke që kishin profilin gjenetik por dhe me identifikimin e familjarëve të tij, u konfirmua se grabitësi i vrarë ishte pikërisht Admir Murataj.

“Gabimi” që bënë grabitësit
Gjatë përplasjes me policinë grabitësit nuk mundën të digjnin furgonin që përdorën. Ai ishte një minierë ari për prova. Një shenjë gishti e gjetur aty, që i përkiste Alkond Bengasit arriti të zbulonte grupin.

 

Zbërthimi i grupit nga dëshmi
Sipas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, personi që modifikoi furgonin e grabitjes është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai tha se plani kishte nisur të paktën 6 muaj më parë, por 10 ditë para grabitjes personat që ai ka implikuar në ngjarje janë takuar shpesh me njeri-tjetrin.

Sipas tij në fund të muajit mars, në një lokal në zonën e Liqenit të Thatë janë takuar Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Ragip Hajdini i njohur ndryshe si “Daja” nga Kosova, Oltion Veseli, Tani nga Fushë-Kruja, Talo Çela dhe Renaldo Sula.

Ndërsa 6 ditë para grabitjes, ai ka parë përsëri në marketin e lagjes Admir Muratajn dhe Ragip Hajdnin. Por kjo dëshmi nuk e ka ndihmuar grupin hetimor të përcaktojë rolet e tyre, pasi i penduari Bengasi nuk zotëron informacion të plotë. Për këtë arsye, hetuesit po punojnë për të bërë bashkëpunëtor të drejtësisë dhe një tjetër nga të arrestuarit.

Ky person është lidhja mes grupit që ka kryer grabitjen në Rinas, atyre që i kanë ndihmuar më pas dhe organizatorëve të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Arrestimi i Dajës nga Kosova pritet të ndihmojë mjaft prokurorinë, pasi ai dyshohet se është personi, i cili ka hartuar planin e grabitjes dhe ka gjetur furgonat e përdorur në grabitje.

50-vjeçari është i dyshuari kryesor për grabitjen e 25 kg flori në komisariatin e Pejës në vitin 2012 dhe për shkak të kësaj eksperience, ai dyshohet të ketë dhe rolin e regjisorit të vjedhjes. Policia vazhdon kontrollet në disa qytete, kryesisht në banesat e të arrestuarve dhe atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje. Banesa e fundit ku janë përqendruar kontrollet është ajo e kosovarit në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEICESTER-ARSENAL/ Jeremy Vardy shënon falë portierit, ja goli i rrallë (VIDEO)
Previous article "TOPÇINJTË" MARRIN NJË HUMBJE SHOKUESE/ Ylli i Leicester vulos me dopietë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT