• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTON TË MARRË “PENG” SËRISH PROKURORIN?/ Lidhjet e Adriatik Llallës me kandidaten që do t’i zërë vendin Arta Markut
Home
Breaking News

TENTON TË MARRË “PENG” SËRISH PROKURORIN?/ Lidhjet e Adriatik Llallës me kandidaten që do t’i zërë vendin Arta Markut

28 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatjona Memçaj është emri i ri i kandidates për postin e Prokurores së Përgjithshme. Ditën e sotme Memçaj ka dorëzuar kërkesën për postin e ri pranë KLP-së. Ajo ka kaluar me sukses procesin e vettingut dhe ka rezultuar në rregull me deklarimet e pasurisë.

Aktualisht Memçaj ka qenë prokurore në Prokurorinë e Apelit në Tiranë. Dhe në vitet 2008-2013 ka qenë Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore në Presidencë, ku mbante postin e drejtoreshës së Koordinimit Ligjor, në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga Bamir Topi.

Në vitin 2003, Memçaj ka mbajtur postin e prokurores së rrethit në Tiranë.

Ndërsa për më pak se një vit ka qenë edhe shefe e kabinetit e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla deri në vitin 2012. Viti 2013, ishte dhe viti ku Presidenti Bujari Nishani e dekretoi si prokurore në Apelin e Tiranës, post ky që e mban deri më sot.

Me një background të gjerë, Memçaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, ndërsa në CV-në e saj thotë se ka përfunduar Doktoraturën në Middlesex University, si edhe ka kryer master në University of East London.

Pas prokurorit Olsian Çelaj, Memçaj është kandidatje e dytë për këtë post.

Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme është lakuar si një nga prokuroret e përkrahura nga Adriatik Llalla, shkruan CNA.

Kujtojmë se në janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016. Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.

Por nuk është vetëm ky rasti që tregon se Memçaj ka pasur përkrahjen e Llallës.

Pasi bashkëshorti i saj, Dashamir Alsula rezulton se ka qenë ndihmës ligjor i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2016.

Referuar të gjitha këtyre të dhënave, duke se ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i cili është nën hetim, ka një kandidat për ta dërguar në kupolën e akuzës.

Me pak fjalë i bie që Llalla të marrë sërish në drejtim Prokurorinë e Shtetit.

Ndërsa, sa i përket pasurisë, sipas hetimeve të Vettingut Memçaj ka rezultuar e pastër.

Në vitin 2003, pasuria e saj familjare shkonte në 3.3 milionë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj shkonte në vlerën e 6.1 milionë lekëve ose 1.8 herë më e lartë.

Në viti 2016, dhe vetëm me pagën e saj dhe të bashkëshortit, prokurorja Memçaj, rezultonte me kursime mbi 10 mijë euro, dhe me gjashtë gjendje llogarie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDËRTIMI I KËTIJ..."/ Përfundon ndërtimi i tunelit panoramik në aksin Tiranë – Elbasan (FOTO)
Previous article ZBULOHET LISTA E BUJSHME/ Ja 16 lojtarët më të mirë në histori për secilin shtet

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT