Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, në zonën e kalasë së qytetit.
Një 42-vjeçar, i identifikuar si Altin Bahja, është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Babai i tre fëmijëve nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të qytetit.
Shoferi, Gentian Sula, 30-vjeç u larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua rreth 2 orë pas ngjarjes. Mendohet se Sulaj kishte qenë i dehur në timon e duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse kishte hipur në trotuar dhe kishte përplasur 42-vjeçarin.
Në vendin ku 42-vjeçari humbi jetën janë vendosur buqeta me lule nga familjarët në kujtim të tij.
Vëllai i të ndjerit ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania pasi ka një apel prekës në lidhje me ngjarjen.
Ai shkruan:





