• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYTI FËMIJËN E SAJ/ Nëna monstër dyshohet se ka vrarë edhe foshnja të tjera (VIDEO)
Home
Rajon

MBYTI FËMIJËN E SAJ/ Nëna monstër dyshohet se ka vrarë edhe foshnja të tjera (VIDEO)

28 April, 2019 F.autor Breaking News, Rajon

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Familjarët e saj kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët. Sipas njerkës së saj, ajo edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

Sipas familjes së saj, 27-vjeçarja nuk është e martuar. Mesohet se M.B kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.
Mirëpo, jashtë kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre. Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.

Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara, edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITUAN PËR HERË TË PARË GREQINË/ Beatrixit dhe Albanit u ndodh e papritura e POLICIA nuk duket gjëkundi (FOTO)
Previous article "PJESHKË LIND APO BËHESH?" Pyetja pikante e Belindës për Ledinën

F.autor

Postime të ngjashme

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë Aktualitet

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT