Të premten në mbrëmje policia arrestoi pranë Shkëmbit të Kavajës një shtetas kosovar, i dyshuar si një nga anëtarët e grupit që kryen grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se Ragip Hajdini është me precedentë penalë edhe në Kosovë, pasi akuzohet si i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.
Por si u zbulua ai?
Dy personat me pseudonimet “Daja” dhe “Tani” që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bengasi punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.
Arrestimi i Ragip Hajdinit, e çoi në gjashtë numrin e personave të vënë para drejtësisë për grabitjen në aeroport, ndërsa Alkond Bengasi është i vetmi që është penduar dhe ka folur.


