15 persona kanë humbur pas një përplasjeje të ashpër me armë midis forcave të policisë së Sri Lankës dhe militantëve të dyshuar islamikë në lindje të vendit.
Përleshjet ndodhën në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa jo shumë larg nga qyteti ku ndodhën sulmet të dielën e Pashkëve, 21 prill.
Forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në të gjithë vendin pas shpërthimeve.
Kryepeshkopi i Colombo Malcolm Ranjith tha se kishte parë një dokument sigurie ku paralajmërohej se do kishte sulme të tjera.
Ai gjithashtu tha se ishte ndjerë i tradhtuar pasi sipas tij qeveria kishte dështuar të lajmëronte për bombardimet.


