• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA USHQIMORE/ Ministria e bujqësisë: Tregjet shqiptare me produkte të çertifikuara, nuk ka vend…
Home
Sociale

SIGURIA USHQIMORE/ Ministria e bujqësisë: Tregjet shqiptare me produkte të çertifikuara, nuk ka vend…

26 April, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas transmetimeve në media në lidhje me sigurinë ushqimore.

MBZHR, në një njoftim për mediat, tha se nuk ka vend për alarm. Ndërsa shtoi se në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe certifikuara.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatorë,”– njoftoi MBZHR.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se instituticionet e saj monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase.

“Janë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standardeve në fuqi,”-u shpreh Ministria.

MBZHR theksoi se prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur Shqipërinë në një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon.

Gjithashtu shtoi se për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Ndërsa theksoi se në Shqipëri ekzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore, si Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEKLARATAVE/ Manastirliu: Premtim i zbrazët apo "mea culpa" ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?
Previous article E FUNDIT/ Bllokohen 1.5 ton kanabis në Itali, kapen dy shqiptarë (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim Aktualitet

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë Aktualitet

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë

"JEMI TË GATSHËM TË NDIHMOJMË"/ OSBE apel politikës për protestën e dhunshme: Dialog dhe qetësi për kapërcimin e situatës Aktualitet

"JEMI TË GATSHËM TË NDIHMOJMË"/ OSBE apel politikës për protestën e dhunshme: Dialog dhe qetësi për kapërcimin e situatës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT