• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHI PËR ASTRIT PATOZIN/ Basha nga protesta: Opozita nuk klonohet
Home
Politikë

MESAZHI PËR ASTRIT PATOZIN/ Basha nga protesta: Opozita nuk klonohet

25 April, 2019 F.autor Politikë

Kreu demokrat tha nga Miloti se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe se opozita as nuk klonohet dhe as nuk shpiket si krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

“Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

Le ta dijë mirë Edi Rama, shërbëtorët dhe mercenarët e tij, në burg do të shkojë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët politikë të Edi Ramës që janë kapur duke vjedhur votën e shqiptarëve”, tha Basha.

“Ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron”

Kreu demokrat u shpreh se ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron. “Kam nderin dhe privilegjin të vij para jush me mesazhin që PD dhe opozita e bashkuar është sot koalicioni më i madh numerik dhe politik, është mazhoranca e re e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Së pari duhet të çlirojmë zgjedhjet. Zgjedhjet fars dhe të diktuara nga krimi na kanë sjellë deri këtu.

Edi Rama e ka shndërruar shtetin shqiptar në shërbëtor të ortakëve të tij në krim që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Por, ora e Shqipërisë çiflig, e Edi Ramës me 20 hajdutë po mbaron. 10 javë më parë, ne morëm vendimin historik për t’iu bindur verdiktit tuaj për të zhveshur opozitën nga çdo privilegj dhe për të qëndruar krah për krah me qytetarët shqiptarë”, tha kreu demokrat.

Basha: Edi Rama më arroganti, më hajduti dhe më mashtruesi në 6 vite i vuri shkelmin…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës që po mban në Milot para mbështetësve të opozitës, teksa e quajti kryeministrin si të korruptuar, tha se në 6 vite i vuri shkelmin demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Më lenoni shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Njësoj si shumë shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre.

Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme.

Jemi gati që sot ta përshkallëzojmë betejën, por le të jetë  e sotmja një sinjal e paralajmërim se Edi Rmës e bandës së tij po i mbaron koha, se 30 qershori do të jetë dita e triumfit të qytetarëve të lirë. Koha kur votën e shqiptarëve e merrte peng krimi po merr fund, me bekimin e Zotit dhe besim tek njëri-tjetri, do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer“, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO E FUNDIT/ Ja sa militantë të PD-LSI u mblodhën dhe bllokuan trafikun në Fier
Previous article BLLOKIMI I RRUGËVE NGA OPOZITA/ Basha flet për mosbindje civile: Do jemi...

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT