• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Zbardhen ROLET e secilit prej personave të identifikuar
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Zbardhen ROLET e secilit prej personave të identifikuar

24 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grabitja e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit është thuajse një ngjarje e zbardhur tashme.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar emrat e gati 90% të grupit që përgatiti, organizoi dhe realizoi këtë super grabitje.

Nga tetë persona të identifikuar tashmë me emër dhe mbiemër, pesë prej tyre janë arrestuar, një është vrarë, Admir Murataj, ndërsa dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.

Por cilët kanë qenë rolet e secilit prej të identifikuarve në këtë ngjarje?

Vik*tima Admir Murataj, i veshur me këmishë të bardhë, siç shikohet edhe nga pamjet, është nga më aktivët e grupit. i dyshuari si organizator kryesor, ai nuk ngurron të lidhë vetë bllokun e betonit për t’i hapur rrugën furgonit për t’u futur në pistën e aeroportit.

Edhe pranë avionit ku u krye grabitja ai është mjaft aktiv Murataj mund të quhet ndryshe edhe specialist i organizmit të grabitjeve, dhe zhdukjes pa lënë gjurmë, aktivitet të cilin e ka nisur që në Greqi me grabitjet e kryera në shtetin helen, më pas arratisjen nga burgu i Trikallës në mars të vitit 2013 dhe për gjashte vite me radhe, në kërkim, organizoi të paktën katër grabitje në Shqipëri.

Klement Çala, i dyshuari si krahu i djathtë i Admirit, e ka shoqëruar në çdo moment atë para, gjate dhe pas grabitjes, deri sa Murataj mbeti i vr*arë.

Rol aktiv në grabitje dyshohet se ka pasur edhe vëllai i Klementit, Eldi Çala, ndërsa të dy vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të futur brenda aeroportit, janë shpallur në kërkim.

Nga personat e arrestuar, Alkond Bengasi, i afërm i Klement Çalës, rezulton të ketë modifikuar furgonin me logon “Hetimi Tatimor” në servisin e vëllezërve Çala në Elbasan.

Madje mund të quhet që është i vetmi nga grupi i cili ka lënë gjurmët e gishtave brenda furgonit dhe që çoi policinë në arrestimin e tij dhe identifikimin e personave të tjerë.

Dy të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, dyshohet se kanë pasur rol aktiv gjatë grabitjes. Ndërsa dy të arrestuarit e fundit deri më tani, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, dyshohen se kanë pasur rol mbështetës për të larguar grupin pas grabitjes.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje, grupit të grabitësve i mungojnë edhe të paktën tre emra të tjerë. Njëri është personi i cili ka djegur furgonin në Bathore për të keqorientuar policinë pas grabitjes dhe që dyshohet se është një femër. Ndërsa dy të tjerë dyshohet se mund të jenë nga Kosova dhe që kanë pasur rol aktiv në këtë grabitje.(A2 CNN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMIT ME MINISTREN SHAHINI/ Soreca: Ishte frymëzues, diskutuam për...
Previous article LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT