• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STUDIME NË ITALI/ Hapen aplikimet për maturantët, kriteret për të fituar vizën
Home
Aktualitet

STUDIME NË ITALI/ Hapen aplikimet për maturantët, kriteret për të fituar vizën

24 April, 2019 F.autor Aktualitet

Ambasada italiane në Shqipëri hap procedurën e aplikimeve për të gjithë studentët, që dëshirojnë të studiojnë në universitetet e përtej Adriatikut.

maturante

 

Ata kanë afat deri më 24 korrik për të bërë gati dokumentet dhe kryer të gjithë procedurën, e cila nis me pararegjistrimin dhe finalizohet me vizën studimore. Përpos dëshirës së të gjithë maturantëve për të studiuar në universitetet jashtë vendit, shifrat ndër vite në rritje kanë treguar që një e treta e gjimnazistëve lakmojnë Italinë për shkak të afërsisë gjeografike dhe njohjes së gjuhës.

Pas rumunëve, studentët shqiptarë kryesojnë listën e të rinjve të huaj në universitetet italiane. Mijëra prej tyre e kanë përcaktuar që në krye të herës, në Formularin A1, dëshirën për t’u formuar në një nga universitetet e huaja. Ata do të shihen me përparësi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për plotësimin e dokumenteve brenda afateve, që u kërkojnë ambasadat përkatëse.

KRITERET DHE PROCEDURA

Njohja e vërtetuar gjuhësore e italishtes, dokumentet e shkollës dhe një garanci bankare janë kushtet, të cilat një maturant që lakmon Italinë për studime, duhet t’i ketë apriori përpara se t’i futet rrugës së gjatë të aplikimit. Procesi nis me fazën e pararegjistrimit, deri më 24 korrik, ku pasi dorëzohen një seri dokumentesh, caktohet takimi i parë pranë ambasadës italiane.

Në një zarf të tejdukshëm, aplikantit i nevojiten dokumentet që përcaktojnë gjeneralitetet e tij që nga certifikata e lindjes, pasaporta dhe fotografinë e autentifikuar me anë të një formulari. Po ashtu, diploma e maturës dhe certifikata origjinale (në mungesë të tij, një vërtetim notash të përkthyer) janë pjesë e listës së dokumenteve, që duhen bërë gati sa më parë.

Diçka që duhet pasur parasysh është që, çdo dokument ambasada e kërkon të fotokopjuar në të dyja faqet bashkë me vulat apostile. Kalimi me sukses i intervistës hap rrugën e fazës së dytë dhe vendimtare, aplikimi për vizë. Për këtë, ambasada do të ketë njoftime në një moment të dytë.

NJOHJA E GJUHËS

Universiteti për të huajt e Perugias (CELI), Sienas, Roma 3, Shoqata “Dante Aligeri” ose instituti Italian i Kulturës janë pesë institucionet zyrtare të njohura nga ambasada italiane, si kusht për të rinjtë që do të pranohen në një nga universitetet italiane. Maturantët duhet të zgjedhin një nga qendrat e lartpërmendura për të provuar njohuritë. Përjashtim bëjnë degët me numër të mbyllur, ku njohja e gjuhës italiane konsiderohet e mirëqenë në rast se kalojnë me sukses provimin e pranimit në universitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Ambasada: Ja kur publikohen përgjigjet e Lotarisë Amerikane
Previous article GRABITJA E RINASIT/ Zbulohet vajza që ndihmoi autorët. 31 vjeçarja dogji...

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT