• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIKTIMA E BURGUT “KORIDALO”/ Zbardhet dëshmia e SHQIPTARIT para se të vdiste: Kisha frikë sepse…
Home
Breaking News

VIKTIMA E BURGUT “KORIDALO”/ Zbardhet dëshmia e SHQIPTARIT para se të vdiste: Kisha frikë sepse…

23 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Kjo është një pjesë nga dëshmia e Bardhyl Tushës 34 vjeç (ose Bandiol Tusha identiteti i ndryshuar), i cili kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në Tetor 2017 para se të vritej në qeli më 27 Janar 2019.

Bardhyl Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos dhe më 27 Janar u gjet i vdekur në qelinë e tij. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike. Mirëpo, një ditë më parë mediat greke raportuan se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se vdekja e 34-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga mbytja.

Policia greke e konsideron vrasje vdekjen e Bardhyl Tushës dhe është duke hetuar për të zbuluar personin që e ka mbytur.

Shtypi grek ka raportuar se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy autorëve të dyshuar të vrasjes së avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos.

Sipas mediave greke, kreu i “Mafias së burgut” të Koridhalos, shqiptari Klodian Lekocaj, kishte tentuar ta atribuonte vdekjen e 34-vjeçarit shqiptar për shkak të helmimit. Madje, ai kishte kërkuar edhe komunikim me gazetarët që çështjen ta bënte mediatike për të zhvendosur vëmendjen.

Disa ditë para vrasjes së Bardhyl Tushës, më 14 Janar në burgun e Koridhalos ishte vrarë Arbër Bako, edhe ky pjesë e organizatës së Klodian Lekocaj, dhe sipas mediave greke, policia zbuloi se urdhrin për ekzekutimin e Bakos e kishte dhënë pikërisht Lekocaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOLAGJENI I DËSHIRUAR TEK NJË 50 VJEÇARE/ Kirugjia plastike i shkatërron fytyrën, një orë më pas... (FOTOT)
Previous article PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT "KUPA E ITALISË"/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion...

k.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT