Nesër do të regjistrohet në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (që është afati i fundit) për vendoret e 30 qershorit, partia e re “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin.
Ndonëse fillimisht u dyshua se kryetarja e levizjes së re do të ishte Rudina Hajdari, ngjarjet morën rrjedhë tjeter kur shpejt u rikthyer emri i Astrit Patozit. Ish nënkryetari i PD, gati e konfirmoi pak minuta më pare kur tha se detajet do ti japë nesër.
Nga ana tjetër, demokratët qe e ndjekin në rrjete sociale duket se nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e tij. /AlpeNews.al






