• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 24 orët që mund të ndryshojnë përgjithmonë politikën shqiptare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 24 orët që mund të ndryshojnë përgjithmonë politikën shqiptare!

22 April, 2019 Redaktor1 OP-ED

Historia e njerëzimit është e mbushur me momente, për të cilat më pas është thënë e shkruar, se e “ndryshuan botën” tonë njëherë e përgjithmonë. Megjithëse duket paksa e ekzagjeruar në pamje të parë, në thelb për shumë prej tyre, koha u ka dhënë të drejtë.

Me këtë togfjalësh janë përcaktuar herë shpikjet më të mëdha të njerëzimit, herë fjalimet më frymëzuese të njerëzve të shquar në histori dhe herë- herë, takimet mes liderëve të ndryshëm politikë. Sikundër luftrat, perandoritë, madje edhe ndërtimet, aktet, vendimet e deri tek disa prej fotografive që kanë fiksuar çaste të papërsëritshme, janë vlerësuar sikur e kanë ndryshuar botën tonë, njëherë e përgjithmonë.

Edhe Shqipëria ka shumë momente të tilla në histori, që vlerësohen se e kanë ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve tona, për të na sjellë këtu ku jemi sot. Shqiptarët në Ballkan, por edhe përtej trojeve tona etnike kudo në botë, përgjatë moteve, dekadave e shekujve i kanë dhënë emrin e tyre mjaft veprave, duke vënë edhe vulën tonë sado modeste, nëpër rrjedhat e ndryshme të historisë.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për tema dhe çështje historike në këtë vend, mund ti shënojnë edhe 24 orët në vijim, si ditën që ndryshoi politikën shqiptare. Kjo për arësyen e thjeshtë se e marta e 23 prillit 2019, është edhe afati i fundit ligjor e kushtetues, për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit.

Eshtë hera e parë jo vetëm në historinë e pluralizmit shqiptar, por edhe në atë të botës moderne demokratike, që një koalicion partish politike në opozitë, pasi kanë dalë nga sistemi parlamentar duke djegur mandatet e përfaqësimit popullor, kanë deklaruar se do braktisin edhe garën elektorale për në pushtetin lokal.

E nëse ndodh kjo atëherë PD, LSI e aleatët e tyre, do ta shënojnë emrin në historinë jo vetëm të Shqipërisë, si partite që kryen vetvrasje kolektive politike, duke dalë njëherë e përgjithmonë nga sistemi demokratik i vendit. Afati i fundit për të mos e bërë këtë, për të mos e hedhur këtë hap fatal drejt humnerës së historisë politike, janë pikërisht këto 24 orë në vijim.

Nëse opozita nuk regjistrohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, siç edhe liderët e saj kanë deklaruar deri më tani, atëherë “Opozita e Bashkuar” shqiptare duke dalë “de jure” nga procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit, “de facto” ka dalë njëherë e përgjithmonë edhe nga loja politike. Propabiliteti që kjo të ndodhë, mbetet shumë i lartë.

Nëse partitë e opozitës sonë, pavarësisht gjithçkaje do të gjejnë një akrobaci të minutave të fundit, për ta shmangur këtë moment fatal, atëherë ata do të humbisnin vërtetë shumë nga kredibiliteti i tyre përballë shqiptarëve, por në fund të fundit do ia dalin që të mbesin në lojën e sistemit demokratik të vendit dhe që të mbijetojnë politikisht.

E gjitha kjo që shkruhet këtu, duket një skenar politik “in extremis” e për rrjedhjë paksa si shumë i ekzagjeruar, po të kemi parasysh mënyrën sesi janë bërë punët këto 30 vitet e post komunizmit në Shqipëri. Ku edhe Kushtetuta është ndryshuar për 24 orë. Ku lideri i opozitës, nga një i dënuar politik në pluralizëm nga Presidenti- kundërshtar, u transportua me helikopter nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Bënçë, për tu bërë Kryeministër në Tiranë. Kur lideri historik i opozitës së sotme, iku me plumba në vitin 1997, për tu rikthyer pas 8 vjetësh me votën e shqiptarëve, sërisht në pushtet. E kështu me radhë, pambarimisht.

Por ajo që e dallon këtë histori të shkuar, me aktin e sotëm, është diçka thelbësore. Këtë radhë jemi në kushte krejt të tjera, sepse opozita jonë e vjetër po e konsumon aktin e vetvrasjes së vet, jo për arësye politike. As për arësye legjitimiteti. Për arësye demokracie dhe pluralizmi, jo e jo. Por thjeshtë dhe vetëm për shkak të frikës dhe hallit personal të një pjese të korruptuar e të kriminalizuar të elitës së saj drejtuese, nga institucionet e drejtësisë së re.

Këtë e ka kuptuar shumëkush, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Ndaj, në vend që të shqetësohet, arbitri ndërkombëtar po inkurajon individët, lëvizjet dhe forcat e reja politike që të bëhen pjesë e historisë së re të sistemit demokratik në Shqipëri. Të asaj historie, që në 24 orët në vijim, mund të ndryshojë njëherë e përgjithmonë, rrjedhën e zhvillimeve tona politike.

E marta e kësaj jave, mund të shënohet një ditë si 24 orëshi që e ndryshoi historinë e re të Shqipërisë moderne. Duke na shkëputur përfundimisht nga rrënjët e së shkuarës e duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë, tranzicionit tone rraskapitës e cfilitës, nga komunizmi drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Për ti hapur rrugën një ere të re, që i jep fund një kulture politike neotomane, për një kohë të re. Nga një brez dhe elitë e re. Duke nisur një fazë të re të historisë sonë politike. Për një Shqipëri të re. Me identitet të ri. Një Shqipëri moderne e rikthyer përfundimisht, në rrënjët e së shkuarës së vet natyrore, si pjesë e qytetërimit perendimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN GJATË LINDJES/ Arrestohen 2 mjekët në Elbasan, dyshohet se... (EMRAT)
Previous article PO MAHNIT GJERMANINË/ Njihuni me instrumentistin virtuoz shqiptar

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT