• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA E VESELIT DËRGUAR AMERIKËS/ Daçiç: Hiqni dorë nga shkrimet
Home
Rajon

LETRA E VESELIT DËRGUAR AMERIKËS/ Daçiç: Hiqni dorë nga shkrimet

22 April, 2019 k.autor Rajon

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka porositur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe partnerët e saj në Prishtinë që “t`i shmangen të shkruarit sepse ato tashmë janë lexuar që një kohë të gjatë”.

Kryediplomati serb në përgjigje të letrës së Veselit drejtuar Kongresit Amerikan ku i është kërkuar që t’i dënojë krimet e Serbisë në Kosovë ka theksuar se “Veseli dhe partnerët e tij me këto letra edhe një herë treguan analfabetizmin fillestar dhe politikë”.

“Ata duan të dënojnë krimet e pretenduara serbe në të kaluarën, përderisa vazhdon terrori kundër serbëve në Kosovë?! bashkatdhetarët tanë arrestohen për t’ua marrë pronën e tyre, i përjashtojnë nga postet ministrore për shkak se e thonë të vërtetën, ndërsa me taksën prej 100 për qind për mallrat serbe po e shkatërrojnë tërë popullin tonë”, tha ai për gazetën Serbe “Novosoti”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë i ka dërguar letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.

Letra i është dërguar së pari Nancy Polosit – Kryetares së Dhomës së përfaqësuesve (Kongresit), dhe Eliot Engel – kryetarit të komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.

Në këtë letër e cila do t’u dërgohet edhe gjitha Parlamenteve të vendeve mike por edhe Parlamentit Evropian, kryeparlamentari ka përmendur masakrat e shumta dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviqit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike. Si pasojë, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit. Në total, rreth 90 përqind e popullsisë etnike shqiptare u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur. 13.535 u vranë. Në mesin e tyre ishin 1230 fëmijë, duke përfshirë bebet dhe fëmijë tjerë të vegjël”, thuhet mes tjerash në letrën e Veselit.

Ai ka përmendur edhe fatin ende të pazgjidhur për mijëra persona të zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË I PANDALSHËM NË ITALI/ Ja top-formacioni i Juventusit në 8 vitet e fundit (FOTO)
Previous article PROTESTAT/ Basha mbledh kryetarët e bashkive të djathta në selinë e PD

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT