Në rubrikën tonë të përditshme “Sprig në Alpe” një vëmendje të veçantë i kushtojmë edhe këndvështrimit të të huajve për Shqipërinë.
Fausta Rita, italiania e martuar me shqiptarin Olsi, është e “dashuruar” pas Shqipërisë.
Ato jetojnë mes Italisë dhe Tiranës, ku në kryeqytetin tonë kanë hapur edhe një agjensi turistike.
Fausta është e besimit të krishter dhe nuk kishte se si të mos i festonte ato në Shkodër, aty ku dominon krishtërimi.
Gjatë intervisë së dhënë për AlpeNews.al ndër të tjera thotë: Qyteti që më pëlqen më shumë është Korça dhe Shkodra sepse janë qendra më e lartë kulturore.
INTERVISTA E PLOTË:
Si duket atmosfera e Pashkëve në Shqipëri krahasuar me Italinë?
Gjeta një atmosferë festive tek shikoja familje që shëtisnin dhe miq(njerez) te qetë që takohen midis tyre. Festë e qetë, lumtur, gëzuar(ne kuptimin shpirtëror)
Do qëndroni vetëm në Shkodër apo do shihni edhe Tiranën?
Pas Shkodrës ne do të kthehemi në Tiranë, ku vazhdojmë punën tonë me një agjensi udhëtiesh, por me siguri më vonë do të shkojmë edhe në qytetet e tjera.
Cila është lidhja juaj me Shkodrën?
Me Shkodrën lidhja është më të vërtetë e fortë, sepse përveç faktit se është një qytet mikëpritës, legjenda e Rozafës, e prek zemrën time dhe jo më pak traditën katolike.
Nga të gjitha qytetet që keni vizituar, cili është preferuari juaj?
Qyteteti që më pëlqen më shumë është Korça dhe Shkodra sepse janë qendra më e lartë kulturore.
Ato kanë kaq shumë diell dhe ajri është i shkëlqyeshëm.
Përgatiti: AlpeNews.al