Dita e Pashkëve është shoqëruar me urime të shumta që kanë bërë figura publike, ku ndër to janë edhe kryebashkiakët përkatës të qyteteve të vendit.
Ata uruan të gjithë besimtarët katolik, ku nuk mungonte shpesh herë edhe fotoja e vezëve, symbol I Pashkëve.
AlpeNews.al ju sjell urimet e kryebashkiakëve të vendit, që kanë zgjedhur rjetet sociale për t’I përcjellur.
Erion Veliaj, Tiranë
Gëzuar festën të gjithë besimtarëve!🍷🥖
Qofte nje dite frymezimi per kedo se jeta e mund vdekjen, dashuria e mund urrejtjen, optimizmi e mund cinizmin! Bekime e perqafime! ❤️
Dritan Leli, Vlorë
Të gjithë besimtarëve katolik i uroj Gëzuar Pashkët! Shëndet , gëzime e mbarësi në familjet tuaja.
Sotiraq Filo, Korçë
Mirëmëngjes nga Korça!
GËZUAR PASHKËN GJITHË BESIMTARËVE KATOLIKË!
Artur Bushi, Krujë
GËZUAR PASHKËT 🙏
Nga Kisha e fshatit Mallkuç, Ju uroj gëzuar festën e Ringjalljes dhe Jetës së virtytshme!
Qazim Sejdini, Elbasan
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve:
“Të nderuar besimtarë kudo ndodheni, më lejoni përzemërsisht t’u uroj në ditën e rëndësishme dhe të papërsëritshme të Ringjalljes së Krishtit.
Kjo ditë, më shumë se asnjëherë tjetër, na kujton se sado e vështirë të jetë rruga, përsëri e mira triumfon ndaj së keqes, e vërteta ndaj gënjeshtrës dhe ndershmëria ndaj mashtrimit.
Ditë të tilla shtojnë tek secili prej nesh ndjenjën e reflektimit, solidaritetit, dashurisë dhe mbështetjes ndaj çdokujt që ka nevojë.
Uroj paqe, mirësi, begati e lumturi për secilin prej Jush dhe familjet tuaja.
Gëzuar Pashkët!”
Vangjush Dako, Durrës
Uroj besimtarët katolikë dhe të gjithë shqiptarët Gëzuar Pashkët. Paqja dhe harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja! Sa më shumë mirësi dhe begati për Durrësin dhe mbarë kombin shqiptar!
Fredi Kokoneshi, Divjakë
Gëzim Topçiu, Maliq
Gëzuar Pashkën besimtarë katolikë 🥚💒, paqja, mirësia dhe begatia mbizotërofshin në familjet tuaja, drita e Zotit ju ndriçoftë jetën!
Pranverë e mbarësi! 🌼 Shëndet e gëzuar! 😊
Miranda Rira, Prrenjas
Gëzuar Pashkët miq besimtarë! Pashkët janë ringjallja e Krishtit, janë shpresa për ditë më të mira dhe më të begata!
Zoti qoftë me secilin prej jush, në çdo familje dhe çdo ditë!
Tonin Marinaj, Malësi e Madhe
Në këtë ditë të shenjtë, dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Kjo Ditë e Bekuar e Ringjalljes, na kujton se e mira fiton ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën. Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, humanizmit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Ju uroj përzemërsisht që gjithmonë të keni harmoni, lumturi dhe begati në familjet tuaja!
Gëzuar!
Voltana Ademi, Shkodër
Festa e Pashkës më jep kënaqësinë që, në emrin tim dhe të Bashkisë së Shkodrës, të uroj të gjithë besimtarët katolikë:
Për shumë mot Pashkën!
Simbolika e kësaj dite, ajo e fitores së jetës mbi vdekjen, e të mirës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën është një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët.
Gëzuar Pashkën besimtarë katolikë, paqja, mirësia dhe begatia mbizotërofshin në familjet tuaja, drita e Zotit ju ndriçoftë jetën!
Për shumë vjet!
Ardia Kokomani, Shijak
Gëzuar Pashkët! Unë uroj të gjithë besimtarët e krishterë por njëkohësisht ju uroj të gjithëve me shpresën dhe dëshirën që të gëzoni në çdo ditë të vitit!
Urimet më të përzemërta!
Juliana Memaj, Ura Vajgurore
Gëzuar Pashkët!
Përgatiti: AlpeNews.al












