*Personazhi i javës
Zhvillimet politike në vend pasojnë të ndryshme nga java në javë e megjithatë një dhe i vetmi duket se ka sjell ndryshim rrënjësor në debatin publik.
Bëhet fjalë për djegien e mandateve dhe pranimin e kandidatëve në lista të tyre. Pikërisht këtu nis edhe ndryshimi që vjen nën emrin e një figure politike, atë të Rudina Hajdarit.
Vajza e Azem Hajdarit, i njohur ndryshe si “pishtari i demokracisë” është padyshim personazhi I javës.
Do të majftonin tre fjalime të mira në Kuvend që Rudina shpejt të krijonte figurën e një lidereje që duket se do të marrë “në krahë” demokratët që e kanë ndjekur e do e ndjekin nga pas.
Vendimi për mosdjegien e mandatit ishte pikënisja e një rrugëtimi të gjatë për të.
Por fjalët e përhapura shpejt se Rudina është duke krijuar një parti të re, janë një standard krejt tjetër.
Reagimet e menjëhershme të ish kolegëve të saj në Partinë demokratike, me një gjuhë të ashpër kundrejt një zonjushe që muaj më parë e respektonin, si dhe analizat e ngrohta e fymëzuese duket se i dhanë Rudinës një profil krejt ndryshe nga ai që ishim mësuar ta shihnim deri në atë moment.
Ishte vetëm dy ditë më parë kur lajmi u përhap me shpejtësi se partia “Bindja demokratike” e krijuar nga Rudina Hajdari me ndihmesë edhe të ish nënkryetarit të PD, Astrit Patozi po bëhej gati për zgjedhjet e 30 qershorit.
E ndonëse Rudina ka refuzuar të flasë për këtë, populli e thotë mirë se “ku ka zë nuk është pa gjë”…
Përgatiti: AlpeNews.al


