Është transportuar drejt spitalit të Traumës 42-vjeçari i lënduar.
Pas rreth 4 orësh, helikopteri dhe ndihma mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa 4 personat e tjetër që ishin në grup me të, kanë nisur të kthehen me këmbë.
Bllokohen 5 veta në kanionet e Erzenit, urgjenca mjekësore drejt vendngjarjes
Pesë persona kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën 3 orë në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Në një telefonatë për “BalkanWeb”një nga personat e mbetur të bllokuar u shpreh se ai së bashku me miqtë e tij shkuar të kryenin ngjitje, po njëri nga ata ka ndrydhur kaviljen.
Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje. Personi që ndrydhi kaviljen është 42 vjeçari, Gazmend Bugalli.


