Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka thënë në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën e Krimeve të Rënda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës, pasi prokuroria këto prova që ka nuk i ka të reja dhe i ka pasur në dosje që në datë 20 tetor.
Por gjyqtarja pasi u tërhoq për vendim, nuk ia hoqi masën, por la në fuqi bllokimin e pasaportes së Tahirit.
Duke u prononcuar shkurtimisht për gazetarët jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.
Ndërkohë që avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesat e Prokurorisë”.
Ne keto dy video mund te shihet reagimi i Tahirit me qytetaret jashte gjykates, dhe avokati i tij i acaruar me gazetaret.


