• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇDO DITË…”/ Gjenerali amerikan: SHBA nuk po e fiton luftën kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore
Home
Nderkombetare

“ÇDO DITË…”/ Gjenerali amerikan: SHBA nuk po e fiton luftën kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore

20 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Një situatë tejet e rëndë në shtetin Burkina Faso të Afrikës Perëndimore sa vjen e po keqësohet. Vetëm këtë muaj më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndëretnike të nxitura nga ekstremistët islamikë të cilët kërkojnë të marrin kontrollin në Sahel.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, na sjell në vazhdim një vëzhgim të rallë nga brendësia e luftës kundër terrorizmit në Burkina Faso, ndërsa Uashingtoni shpreson se forcat lokale mund të shtojnë presionin ndaj militantëve edhe pse ushtria amerikane po zvogëlon praninë e trupave në rajon.

Në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore lufta sa vjen e intensifikohet kundër një rebelimi të nxitur nga militantët islamikë. Burkina Faso ka përjetuar më shumë se 230 sulme gjatë tre viteve të fundit ndërsa dhuna nuk ka të mbaruar. Kanou Coulobaly është kolonel me forcat e armatosura në Burkina Faso.

“Çdo ditë po luftojmë kundër një helmi.”

Një “helm”, për të cilin ambasadori i amerikan në Burkina Faso Andrew Young i tha Zërit të Amerikës, se u përhap me shpejtësi në një vend të pa cënuar nga terrorizmi vetëm pak vite më parë.

“Po përpiqen të godasin elasticitetin e këtij komuniteti që ka jetuar në harmoni për mijëra vjet. Ka myslimanë dhe të krishterë që janë nga e njëjta familje. Këto grupe terroriste përpiqen të shkatërrojnë një shoqëri të qëndrueshme dhe të godasin një demokraci të brishtë.”

Paqëndrueshmëria u krijon një mundësi terroristëve që të infiltrohen. Kështu ndodhi në Irak dhe Somali. Komandanti i forcave speciale amerikane në Afrikë, Gjenerali Marcus Hicks, thotë për Zërin e Amerikës se grupet islamike po përpiqen të hedhin rrënjët në Burkina Faso.

“E dimë që al-Kaida e konsideron rajonin Sahel si shumë të rëndësishëm që të ndërtojnë qëllimisht dhe në qetësi infrastrukturën e tyre. Ka vite që po punojnë për këtë dhe kanë qënë të suksesshëm.”

Gjenerali thotë se për këtë arsye është e rëndësishme trajnimi me forcat kombëtare në Sahel. Komandot amerikane dhe aleatët ndërkombëtar po u mësojnë gjithçka atyre, që nga planifikimi i operacioneve, reagimi në pritë si dhe trajtimi i të plagosurve dhe evakuimi. Aftësi për të cilat partnerët rajonalë thonë janë shumë të rëndësishme. Robert Compaore është me xhandarmërinë kombëtare.

“Fatkeqësisht humbëm dy ushtarë gjatë një operacioni. Po të kishim patur këto njohuri, ndoshta do ti kishim shpëtuar.”

Ambasada amerikane ka kontribuar me më shumë fonde për ndihmën e sigurisë në Burkina Faso. Në vend të dërgimit të më shumë trupave, Uashingtoni po zvogëlon prezencën në Afrikën Perëndimore. Rreth një mijë trupa amerikane do të mbeten në rajon ndërsa Gjenerali Hicks thotë se janë të maftueshme për të ndihmuar në ndërtimin e organeve të sigurisë në rajon.

“Sëbashku ne mund të ndryshojmë prirjen pasi ky është një problem afatgjatë.”

Ai nuk rekomandon shkurtime të mëtejshme. Por a janë Shtetet e Bashkuara duke e fituar luftën kundër terrorizmit në atë vend ?

“Do të thoja se aktualisht ne nuk po fitojmë”, është përgjigja e Gjeneralit Marcus Hicks që kryeson Komandën e Operacioneve Speciale në Afrikë.

Zyrtarët thonë se nëse terroristët fitojnë në Burkina Faso, ai vend mund të kthehet në një bazë nga ku terroristët mund të zgjerojnë influencën në brigjet e Afrikës Perëndimore dhe mundësisht edhe më tutje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-SOCIEDAD/ Mbrojtësi "zhbllokon" me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)
Previous article MESAZH PËR PASHKËT/ Ministrja Xhaçka urim special për efektivët e FA

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT