• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Iu dërguan edhe bebelina”: Zyra e BE-së përgënjeshtron Berishën
Home
Shqipëri

“Iu dërguan edhe bebelina”: Zyra e BE-së përgënjeshtron Berishën

15 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Një ditë më parë, Sali Berisha thoshte në Kuvend, se qeveria shqiptare kishte kërkuar ushqime nga vendet e BE-së, si ndihmë, pas përmbytjeve të ndodhura pak ditë më parë.

“Edhe bebelina iu dërguan, përveç të tjerave”, tha Berisha.

Por, zyra e BE-së ka përgënjeshtruar Berishën, pasi kjo nuk është e vërtetë.

Deklarata e BE-së

Në fillim të dhjetorit Shqipëria përjetoi reshje të mëdha që shkaktuan përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit;

Më 4 dhjetor Shqipëria i kërkoi ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERCC), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. ERCC koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse;

Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:

Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);

Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);

Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);

Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme;

Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik” i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile;

Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj;

Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERCC është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën.

Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.

Kontributi i BE-së për rimëkëmbjen nga përmbytjet dhe parandalimin e tyre në Shqipëri që nga viti 2015

Pas përmbytjeve të vitit 2015, BE-ja mobilizoi fonde për një program të rimëkëmbjes nga përmbytjet nën 3 komponentë:

Rehabilitimi i infrastrukturave për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parandalimin e erozionit (6 milion euro të deleguara UNDP-së, punimet kanë përfunduar);

Përmirësimi i parandalimit të përmbytjeve dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm (2.3 milionë Euro kontraktuar mbrojtjes civile italiane, projekti vazhdon deri në fund të vitit 2018);

Rikuperimi i dëmeve bujqësore dhe rikthimi i kapaciteteve prodhuese duke përfshirë kompensimin për fermerët e prekur (6.4 milionë Euro të zbatuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti vazhdon deri në mes të vitit 2018)

BE-ja financoi dy programe rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë lidhur me parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj përmbytjeve:

Programi i Përmbytjeve IPA, 6 milionë Euro, mbështeti Shqipërinë dhe vendet në rajon për të përmirësuar sistemin kombëtar të mbrojtjes civile në trajtimin e përmbytjeve. Programi gjithashtu krijoi, trajnoi dhe pajisi tri lloje të ndryshme njësish/modulesh reagimi ndaj përmbytjeve në Shqipëri që u përdorën në emergjencën e vitit 2016.

Programi i Vlerësimit të Rrezikut dhe Hartëzimit të Katastrofave të IPA-s (IPA DRAM), 3 milionë Euro, forcon aftësitë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, duke krijuar sisteme kombëtare për grumbullimin e të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë, vlerësimin e rrezikut, si dhe hartëzimin dhe krijimin e Atlasit Elektronik, Rajonal dhe të Riskut (ERRA).

Përpjekjet e bëra nga BE-ja në Shqipëri që nga viti 2015 lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë pasur një ndikim pozitiv në reduktimin e shkallës së ngjarjeve të përmbytjeve të vitit 2017.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flor Binaj ka dy fjalë për ju shoferë/e: Pasqyrat në makinë kanë vetëm një funksion, ato s’janë për...
Previous article Gjykata rinis hetimin për skandalin CEZ, reagon ish-juristi i OSHEE: Fitoi e vërteta dhe drejtësia

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT