• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E MILIONAVE NË RINAS/ Policia kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, ja dyshimet
Home
Breaking News

GRABITJA E MILIONAVE NË RINAS/ Policia kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, ja dyshimet

19 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Telefonata por edhe survejime të policisë në terren kanë bërë që sot policia të nisë një aksion në fshatrat e Krujës në kërkim të autorëve të grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Sot policia ka ndërmarrë disa kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, që është edhe vendi më i afërt nga aeroporti Kombëtar. Policia ka marrë indicie se autorët e grabitjes mund të fshihen në këto fshatra.

Kujtojmë se ditën e ngjarjes më 9 prill, autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës, ku u gjetën edhe dy makina të djegura në vende të ndryshme. Gjithsesi policia nuk përjashton edhe lëvizjen drejt qyteteve të tjera.

Pas grabitjes, autorët hodhën granata dhe qëlluan me kallashnikovë drejt policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj,i cili dyshohet nga policia si kreu i grupit të grabitësve.

Identifikimi i Murataj qe i vështirë për shkak të ndryshimit të pamjes nëpërmjet operacioneve plastike por i dha mundësi policisë të shkojë drejt të dyshuarve të tjerë.

Deri tani janë të dyshuar edhe Klement Çala, një bashkëpunëtor i vjetër i Murataj, Aleks Pepa, i akuzuar për grabitjen e blindave me para që udhëtonin drejt Rinasit, si dhe një ish-polic me inicialet M.H.

Pas grabitjes së Rinasit policia ka mbledhur informacione për këta persona dhe rezulton që edhe pse ishin në kërkim nga policia jetonin në Shqipëri. Madje policia ka informacione se Çala jetonte shumë pranë kryeqytetit, në Durrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI KEJSIN E VJETËR/ Këngëtarja merr vendimin drastik për pamjen (FOTO)
Previous article "U BËRA XHELOZE PËR NJË FOTO"/ Gruaja e Bujar Asqeriut rrëfehet tek Rudina (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT