Një 50 vjeçar i identifikuar si shtetasi Bernard Uka është vetëplagosur sot rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale. Ndërkohë policia ka shoqëruar në spital personin e plagosur.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


