• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dalin të dhënat, 6 shtetet që i dolën në krah Shqipërisë pas përmbytjeve
Home
Sociale

Dalin të dhënat, 6 shtetet që i dolën në krah Shqipërisë pas përmbytjeve

15 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Në fillim të dhjetorit Shqipëria qendrore dhe ajo jugore u përmbyt si pasojë e reshjeve të mëdha. Mësohet se më 4 dhjetor Shqipëria i ka kërkuar ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERCC), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, thirrjes së të cilës iu përgjigjën 6 shtete si Greqia, Sllovenia, Sllovakia, Franca, Austria dhe Italia.

ERCC koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse;

Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:

o Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);

o Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);

o Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

o Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

o Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);

§ Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme;

Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik” i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile;

Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj;

Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERCC është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën.

Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së siguron një përgjigje të koordinuar, efektive dhe efikase ndaj fatkeqësive, duke bashkuar kapacitetet e reagimit nga 34 shtete pjesëmarrëse;

Ai promovon gjithashtu veprime të përbashkëta për parandalimin dhe përgatitjen për fatkeqësitë;

Nga viti 2001 deri në vitin 2017, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së është aktivizuar më shumë se 250 herë. Çdo vend në botë, OKB-ja dhe agjencitë e saj, si dhe organizatat ndërkombëtare mund të kërkojnë asistencë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kontributi i BE-së për rimëkëmbjen nga përmbytjet dhe parandalimin e tyre në Shqipëri që nga viti 2015

Pas përmbytjeve të vitit 2015, BE-ja mobilizoi fonde për një program të rimëkëmbjes nga përmbytjet nën 3 komponentë:

o Rehabilitimi i infrastrukturave për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parandalimin e erozionit (6 milion euro të deleguara UNDP-së, punimet kanë përfunduar);

o Përmirësimi i parandalimit të përmbytjeve dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm (2.3 milionë Euro kontraktuar mbrojtjes civile italiane, projekti vazhdon deri në fund të vitit 2018);

Rikuperimi i dëmeve bujqësore dhe rikthimi i kapaciteteve prodhuese duke përfshirë kompensimin për fermerët e prekur (6.4 milionë Euro të zbatuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti vazhdon deri në mes të vitit 2018)

BE-ja financoi dy programe rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë lidhur me parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj përmbytjeve:

o Programi i Përmbytjeve IPA, 6 milionë Euro, mbështeti Shqipërinë dhe vendet në rajon për të përmirësuar sistemin kombëtar të mbrojtjes civile në trajtimin e përmbytjeve. Programi gjithashtu krijoi, trajnoi dhe pajisi tri lloje të ndryshme njësish/modulesh reagimi ndaj përmbytjeve në Shqipëri që u përdorën në emergjencën e vitit 2016.

o Programi i Vlerësimit të Rrezikut dhe Hartëzimit të Katastrofave të IPA-s (IPA DRAM), 3 milionë Euro, forcon aftësitë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, duke krijuar sisteme kombëtare për grumbullimin e të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë, vlerësimin e rrezikut, si dhe hartëzimin dhe krijimin e Atlasit Elektronik, Rajonal dhe të Riskut (ERRA).

Përpjekjet e bëra nga BE-ja në Shqipëri që nga viti 2015 lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë pasur një ndikim pozitiv në reduktimin e shkallës së ngjarjeve të përmbytjeve të vitit 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasja e fortë/ Çfarë po ndodh tek Vetëvendosje?
Previous article Basha: Heqja e vizave arritje e PD, kurse shteti nën drejtimin e Ramës...

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT