Kanë kaluar plot 9 ditë nga grabitja e milionave në aeroportin e Rinasit dhe detaje të reja kanë ardhur në ndihmë të hetimveve.
Veç dëshmive të grabitësit të vrarë, Admir Murataj bëhet me dije se një telefon celular është gjetur në furgonin që u përdor nga autorët.
Telefoni mësohet të jetë i një modeli mjaft të vjetër, si ata që në gjuhën popullore përdoren për të thënë vetëm një “Alo”.
Megjithatë, me një kërkim të thjeshtë vihet re se rastet kur një telefon celular harrohet në grabitje të përmasave kaq të mëdhaja sa kjo janë të pakta për mos të thënë që janë thuajse inekzistente.
Pikëpyetjet që lindin janë disa, duke nisur nga fakti nëse telefoni është lënë qëllimisht .
Thënë kjo pasi grabitësit ishin aq mirë të strukturuar në planin e tyre sa një “detaj” kaq i rëndësishëm sa lënia pas e një telefoni që atyre i ka shërbyer duke e vështirë për tu besuar.
Megjithatë, duke përmendur faktin se një prej tyre u qëllua për vdekje nga policia, ekziston mundësia se shpejtësia për tu larguar i ka bërë të harrojnë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, po në furgon u zbuluan edhe disa shenja gishtërinjsh që ende nuk dihet se kujt i përkasin.
Përgatiti: AlpeNews.al


