Portalet shqiptare, madje edhe mediat serioze në vend, postojnë çdo ditë marrëzitë e “qytetarit dixhital” të Berishës, edhe pse shumë herë, është provuar se ai mashtron, madje në shumë raste, edhe tallen me të.
Sot kanë publikuar një tjetër mesazh të “qytetarit digital” të Berishës, sipas të cilit, Rama qenka shtruar mbrëmë me urgjëncë në spital, si pasojë e overdozës.
“Rama nje nate te sikletshme, ne urgjence nga overdoza!
Qytetari dixhital informon se Noriega mbreme ne ora 22:48 minuta shkoi me urgjence ne spital per shkak te overdozes!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Thu 22:48.Zoti berisha pershendetje. Verifikoni se eskorta e kryeministrit baskhke me ambulancen po i drejtohen spitalit amerikan tek rruga e kavajes. Thon qe ka kaluar overdoze. Anonim ju lutem””, shkruan Berisha, dhe ky mesazh qesharak, është shpërndarë pothuajse në të gjitha mediat.
Ndërsa “qytetari digital” i yni, na shkruan se Berisha është shtruar në spitalin psikiatrik me urgjencë.
Bashkë me ata që botojnë marrëzitë e tij, pa marrë kurrfarë konfirmimi, siç ndodh rëndomtë me mediat normale nëpër botë.


