• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HISTORIA QË TRONDITI ELBASANIN”/ Çfarë ndodhi me sulmin që iu bë Policisë tek tregu ushqimor (VIDEO)
Home
Ekskluzive

“HISTORIA QË TRONDITI ELBASANIN”/ Çfarë ndodhi me sulmin që iu bë Policisë tek tregu ushqimor (VIDEO)

18 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ngjarja e 2017 ku një makinë sulmoi policinë në tregun e Elbasanit, sot dëshmoi Ylli Bici, shefi I antidrogës . Shefi I Antidrogës tha se në makinën  tip Audi nuk ishte Suel Çela. Ai gjithashtu mohoi dhe prezencën e miqve të Suel Çelës, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri teksa ka thënë se mjeti drejtohej nga një djlë I shëndoshë.

Lidhur me ngjarjen e vitit 2017 ku një makinë sulmoi policinë në tregun e Elbasanit, ka dëshmuar sot Ylli Bici, shefi i antidrogës. Bici tha se në makinën tip Audi nuk ishte Suel Cela. Shefi i antidrogës ka mohur prezencën në automjet edhe Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit teska ka shtuar se ai drejtohej nga një djalë i shëndoshë.

Si ndodhi e gjitha kjo histori:

Prokuroria për Krimet e Rënda me sulmin e rëndë që iu bë policisë në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan. Ajo vendosi në janar se djali i pronarit të tregut Agroushqimor, Suel Çela dhe dy miqtë e tij Enea Bekteshi dhe Kelemnd Xhaferri do përgjigjen para drejtësisë për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Djali i Petrit Çelës, Suel Çela ndodhet në arrati prej një viti. Ndërsa, Enea Bekteshi ndodhet në arrest shtëpie dhe Kelmend Xhaferri në burg. Gjyqtar i kësja çështje është Klodian Kurushi, ndërsa prokuror Behar Dibra.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se “mesditën e 18 shtator 2017,  të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës të tregut, përcollën për në Rinas, djalin e pronarit Marjon, bashkë me familjen. Drejt aeroportit, ata  udhëtuan  me dy automjete, njëra tip Audi me targë, AA478 PV dhe tip RANGE ROVER, me targa AA 040 OJ,  në pronësi të biznesmenit Petrit Celaj. Në kthim, përpara se të hynin në tunelin e Krrabës, policia rrugore ndaloi për verifikim automjetit tip Audi, që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Pas kësaj ata vijuan rrugën.

Në këtë kohë, në tunelin e Krrabës, drejt Elbasanit, udhëtonte, edhe një automjet tip Fiat Punto, që drejtohej nga Kristaq Peqini, dhe si pasagjer  Sokol Tola. Brenda tunelit, ata vunë re se drejt Elbasanit po udhëtonin njëri pas tjetrit tri automjete. Pasagjerit në mjetin e fundit, Tip Golf 6, ata i kishin parë në dorë, një armë zjarri pistoletë, me të cilën godiste xhamin e makinës së tij në formë kërcënuese ndaj tyre, duke e përsëritur këtë veprim disa here. Duke u ndjerë të kërcënuar, pasi u është afruar edhe drejtuesi I automjetit Range Rover,  Sokol Tola i ka telefonuar punonjësit te Policisë, Ervin Ballaci.

‘Koli jam më ndihmo, se më kanë dalë dy makina e më kanë bllokuar rrugën ne brendësi të tunelit. Është një Range Rover dhe një Audi me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar’- ka thënë ai.

Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kriminale që udhëhiqeshin nga zv.drejtori i policisë, Elbasan, Gjergj Oshafi, të cilat mbështeteshin edhe nga dy grupe Shqiponja, dolën në Aksion, duke bllokuar hyrje-daljet kryesor të qytetit.

Në rrugën para tregut Agroushqimior, punonjësit e policisë konstatuan në lëvizje në kah të kundërt me ta, automjetin Range Rover dhe i bënë shenjë të ndalonte.  Nga krahu i pasagjerit zbriti një person me një radiomarrëse në dorë, të cilën tentoi t’ja linte rojës së tregut.

Por veprimi u ndalua nga Policia. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ndodhej në pronësi të biznesmenit Petrit Cela dhe personat që udhëtonin në të u identifikuan si Ledio Zabeli dhe Endri Copja. Policia vendosi t’i shoqëronte, edhe pse ata kundërshtonin ashpër. Në këto momente, mbërrin me shpejtësi një automjet tip Audi, me targa AA 795 EP, e cila hyri me shpejtësi mes makinave të policisë, duke goditur njërën prej tyre. nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në drejtim të këtij mjeti ishte Suel Cela, djali i biznesmenit Petrit Cela. pas këtij momenti, dera e Tregut u kyc, për disa kohë derisa mbërriti pronari.

Këto veprime, – sipas prokurorisë  – vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.

Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndpodhura në Elbasan. Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjes, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo. Por, prokuroria nuk ka gjetur  prova për implikimin e tyre në këto krime të rënda.”-thuhet në hetimet e prokurorisë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Kalon në avantazh me një aksion model (VIDEO)
Previous article JEP ALARMIN/ Artan Hoxha: Nuk shkoj në Shkodër sepse gazetarët...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT