Lajmi i votimit në Parlamentin holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, ka tronditur jo pak shoqërinë dhe klasën politike në vend.
Pesë partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.
Në të vërtetë, historia e holandezëve me mospëlqimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë është një histori e gjatë.
Në vitet e shkuara, gjithnjë ka pasur skepticizëm për çeljen e negociatave për anëtarësim, për shkak klimës së tensi onuar politike, por këtë herë, arsyeja kryesore është rritja e kri mit të organizuar të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam.
Po a janë të vërteta këto argumente që vijnë nga Holanda? Që dje, drejtues të mazhorancës, nisën akuzat se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lobuar fort për t’i prishur imazhin vendit.
Ndërkohë që sot, kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla tha se ka qenë pikërisht mikesha e ngushtë e Bashës ajo që propozoi në Parlamentin e saj rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Po kush është Madeleine van Toorenburg, gruaja që na “riktheu” vizat me Holandën?
Emrin e saj e citoi edhe ish-ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Boch, i cili mohoi që kri mi i organizuar shqiptar të jetë zgjeruar, por shtoi se deputetja e Partisë Kristian Demokrate të Holandës, po i fut të gjithë shqiptarët në një thes.
Një karrierë me ulje-ngritje
Madeleine Melisande Ermens-Van Toorenburg (e lindur më 10 maj 1968) është një politikane holandeze që shërben si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve për Apelin, Kristian Demokratik (Christen-Demokratisch Appèl-CDA) që nga 1 marsi 2007.
Që nga zgjedhjet e vitit 2017, Van Toorenburg ka qenë zëdhënëse për sigurinë dhe drejtësinë (kri min, dro gen, sistemin e bur gjeve) dhe politikën e terr orrizminp në Dhomën e Ulët në emër të partisë së saj.
Ajo ka studiuar ligjin në Universitetin e Utrehtit dhe të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin e Londrës. 51-vjeçarja mori doktoratën e saj në Universitetin Katolik të Brabantit në vitin 1998 mbi përgjegjësinë e bashkëkryerjes së veprave pen ale.
Për një kohë të shkurtër ka punuar si avokate dhe më pas anëtare e bordit në vazhdimësi në bur gun e grave Ter Peel në Evertsoord dhe më pas në bur gun e grave në Dubravë në Kosovë. Pikërisht në këtë periudhë, në kohën e pasluftës, deputetja holandeze është njohur me kreun demokrat Lulzim Basha.
Ajo ka propozuar një shtesë të deni mit për Sekretarin e Shtetit të Drejtësisë, Fred Teeven, për deni min maksimal me bu rg për të rinjtë e moshës 16-17 vjeç, nga dy deri në katër vjet. Argumenti i saj, ishte që kjo kategori të rinjsh, kanë nevojë për një rikthim të suksesshëm në shoqëri.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, Van Toorenburg ishte në vendin e 47 në listën e kandidatëve të CDA, shumë e ulët për t’u zgjedhur drejtpërdrejt. Ndërsa një numër deputetësh nga partia e saj u bashkuan me kabinetin e Balkenende IV, ajo hyri ende në parlament më 1 mars 2007.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, Van Toorenburg ishte në vendin e shtatëmbëdhjetë dhe u rizgjodh në Parlament. Ajo u rizgjodh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012. Në atë kohë ajo ishte në vendin e 12-të dhe mblodhi 3558 vota.
Më 4 maj 2012, Van Toorenburg aplikoi për udhëheqjen e listës CDA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2012. Ajo përfundoi në vendin e fundit me 1.7 përqind të votave.
Më 15 mars 2017 ajo u rizgjodh si anëtare i Dhomës së Ulët. Ishte e pesta në listën e kandidatëve. Pastaj aplikoi për pozicionin e kryetarit si pasardhëse e Ton Rombouts, i cili duhej të largohej më 1 tetor 2017, por nuk u thirr nga Komiteti i Konfidencialitetit për një intervistë pune dhe u refuzua.
Çfarë kërkoi konkretisht Van Toorenburg për Shqipërinë
Pak ditë më parë parlamenti holandez u ndez nga një debat midis deputetëve të ekstremit të djathtë dhe ministrit të Jashtëm, Stef Blok.
Mollë sherri u bë kërkesa e deputetëve, për vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Ata kërkuan madje që deputët holandez të ngrinin zërin në Komisionin Evropian.
Një nga ligjvënëset që ngriti tonet ishte Madeleine Van Toorenburg. Ajo tha se kri minelet shqiptarë janë bërë tepër të rrezikshëm në Evropën perëndimore.
Toorenburg përmendi edhe vizitat e dy ministrave holandezë në Tiranë, të cilët kanë ngritur këtë shqetësim.
Deputetja shtoi më tej, se duhet të rikthehen vizat për shqiptarët, deri në momentin që Shqipëria t’i ketë punët në rregull.
Ajo kërkoi që Holanda të bëjë çdo gjë për të kthyer vizat dhe ta përfshijë si çështje edhe në raportin për Komisionin Evropian.
“Kri minelet shqiptarë veprojnë nga apartamente mira në Roterdam, në mënyrë që të mos dalin jashtë. Prandaj, ky është një problem serioz. Që nga heqja e kërkesës për viza në vitin 2010, kri mi i organizuar shqiptar është bërë shumë i madh dhe shumë i rrezi kshëm në Europën Perëndimore. Vështrimi i ngadalshëm nuk është më opsion. Dhe le të mos injorojmë atë: dy ministra kanë shkuar në Shqipëri javët e kaluara për të folur për problemet. Pra, ata e njohin këtë problem, kjo është e qartë. Ne mendojmë se shumë shpejt duhet të ketë një kërkesë për rikthimin e vizave për shqiptarët, derisa Shqipëria t’i ketë punët e saj të rregulluara. Dhe sigurisht që jemi kuriozë për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Unë e kuptoj se do të shfaqet në fund të majit. Por ne, ndërkohë, le të bëjmë çdo përpjekje për ta bërë atë efektiv në frenimin e emergjencës”, – u shpreh ajo ditën e djeshme.
Ndërkohë ministri i Jashtëm Stef Blok, u shpreh se ky do të ishte një veprim i nxituar. Sipas tij, një hap i tillë, do të vështirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë.




