• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KAMION NË ANGLI PËR LEKËT E DASMËS/ Çfarë ndodhi me bojaxhiun që… (FOTO)
Home
Breaking News

ME KAMION NË ANGLI PËR LEKËT E DASMËS/ Çfarë ndodhi me bojaxhiun që… (FOTO)

17 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një “maniak” makinash sulmoi një taksi jashtë rrugës dhe plagosi 4 persona dhe pothuajse vrau veten.

Shqiptari Shpëtim Qelia dhe tre shokë të tij shqiptarë u përfshinë në një sherr me shoferin e një makine private me qira, duke hyrë brenda saj dhe duke e sulmuar me shkopinj druri.

Shoferi i makinës private arriti të largohej nga sulmi, por katër burrat shqiptarë e ndoqën atë me një Ford Focus nëpërmjet qendrës së qytetit Middlesbrough. Incidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit.

Shoferi i makinës me qira u përpoq me dëshpërim të shkonte në stacionin e policisë, para se burrat ta kapnin.

Ndërsa ai ngadalësoi për të negociuar në një kryqëzim, shoferi i “Focus” e nxori nga rruga duke e përplasur për një mur (siç shihet edhe në foto poshtë). Vetë shqiptari u përplas me një pemë, duke mbetur pa ndjenja.

200925171.jpg.gallery

Në Gjykatën e Teesside u tha dje se bojaxhiu 37-vjeçar u braktis nga pasagjerët e tij dhe kishte nevojë për operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën pasi kishte thyerje të aortës.

Shoferi i makinës me qira kishte dhimbje të forta në gju, ndërsa një xham i ishte ngulur në kokë pas thyerjes së dritares së mjetit.

Një pasagjer pësoi dëme të indeve të buta në bark, këmbë dhe në kyçe.

Në Gjykatë u tha se Qelia nuk e kishte marrë patentën dhe kur kishte udhëtuar me makinë nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Policia konfirmoi se gjetën brenda mjetit pjesë të drurit, një sëpatë, dhe dokumente të rreme identiteti italiane.

Siç raportojnë mediat lokale britanike, Qelia, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet e gjysmë pasi ai pranoi dy akuza për shkaktimin e lëndimit të rëndë nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit dhe dokumente të rreme identifikimi.

Avokati i tij Nigel Soppitt tha se shqiptari kishte ardhur në Britani të Madhe në një kamion dhjetë javë përpara incidentit të 19 shkurtit të këtij viti, për të punuar që të siguronte para për dasmën.

“Plagët që ai shkaktoi ishin, natyrisht, shumë të rënda. Lëndimet e tij, të shkaktuara nga vetë ai duhet të pranojnë, ishin gjithashtu të rënda. Ai ishte pak momente larg vdekjes”.

Gjykatësi Simon Bourne-Arton, QC, tha se: “Është shumë e qartë se keni qenë pjesë e një plani për të shkaktuar një aksident. Ky është një rast i keq”. /Panorama

200925186.jpg.gallery

200925180.jpg.gallery

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Porto-Liverpool, Klopp ka në kontroll duelin çerekfinal (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT