Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ka tentuar të vrase veten përpara se të arrestohej nga policia.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin Casimiro Ulloa në Lima, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka marrë një plumb në kokë.
García është akuzuar për korrupsion nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Por ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.
Ministri i Shëndetësisë Zulema Tomas tha se gjendja e zotit García ishte “shumë serioze dhe kritike”.
“Le t’i lutemi zotit që t’i japë forcë,” tha Erasmo Reyna. avokati i ish presidentit


