• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANÇEVO, rafineria serbe që furnizon Shqipërinë e Kosovën me naftë ruse: Ja shkaku i trazirave në Ballkan
Home
Breaking News

PANÇEVO, rafineria serbe që furnizon Shqipërinë e Kosovën me naftë ruse: Ja shkaku i trazirave në Ballkan

24 October, 2017 Editor Breaking News

Ndërkohë që zyrtari i lartë i DASH sulmoi Beogradin se po mban standard të dyfishta me Perëndimin, Aleksandër Vuçiç së bashku me CEO-n e Gazprom-it preu shiritin e një superinvestimi në Pançevo, ku iu dha rrugë rubinetit të naftës që furnizon realisht gjithë Ballkanin.

Në këtë ceremoni u zbulua dhe e vërteta që këto vite ka qenë dhe “molla e sherrit” në Ballkan, pikërisht prej inluencës ruse.

Rafineria e naftës në Pançevo e cila merr direkt nga Rusia naftë bruto, është furnizuesja e rreth 80% të tregut ballkanik të karburanteve, ku Shqipëria dhe Kosova janë dy blerësit kryesore të këtij prodhimi.

Televizioni serb B92, thekson se 150 mijë tonë naftë eksportohen nga Serbia çdo vit prej rafinerisë së Pançevos.

Kjo rafineri drejtohet nga konsorciumi ruso-serb NIS, i cili përbëhet nga 29% pronësi të qeverisë serve dhe pjesa tjetër është në zotërim të gjigandit rus Gazprom.

Vetëm nga ky eksport i naftës Serbia fiton 1.3 miliard euro çdo vit dhe përbën jo pak por 16% të shpenzimeve buxhetore të të gjithë buxhetit  të saj.

Vuçiç shoqërohej në Pançevo nga ambasadori rus në Beograd , Chepurin dhe  kreu i Gazprom-it, Aleksandr Dyukov.

Kompania ruso-serbe NIS është lideri i investimeve të huaja në Serbi, që furnizon me benzinë dhe naftë të rafineruar në radhë ta parë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Madje B92 thekson se lufta për mbajtjen e pushtetit nga ana e Gruevskit është financuar pikërisht nga NIS, që frikësohet se Zoran Zaev do të heqë këtë monopol.

Nga ana tjetër, analistët e Beogradit bëjnë të ditur se pas marrjes së mandatit të dytë të Edi Ramës, Shqipëria po  bën përpjekje për t’u bërë sa më e pavarur energjitikisht nga eksporti prej naftës që vjen nga Serbia.

Gazësjellësi TAP, Petrolifera, por edhe burimet e reja që kanë dalë në Shpirag, si dhe ato që priten në detin Jon pritet ta kthejnë Shqipërinë në një aktor të rëndësishëm energjitik, që bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë do të thyejnë monopolin rus që prej vitesh ka në tregun e karburanteve, sidomos atë me pakicë.

Dy ditë më parë, në Beograd, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee shkëmbeu polemika të ashpra me ministrin serb të Mbrojtjes, Alexandër Vulin pikërisht për dyzimin e politikës së jashtme serbe, e cila duket se ështtë thelbi i një përplasje ballkanike që bazën e ka tek interest e tregut të naftës.

Aq më shumë sot ku njeriu kryesor i DASH, Rex Tillerson është edhe ish-kreu i kompanisë më të madhe të naftës në botë, Exon Mobile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tensione tek Chelsea, futbollistët kundër Contes
Previous article "Kapni vrasësit"/ Rama: Për Saliun e ke fjalën?

Editor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT