• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM TENTUAR TË VRAS VETEN POR…”/ Historia e familjes Saraçi, që jeton në skamje në Lushnje
Home
Sociale

“KAM TENTUAR TË VRAS VETEN POR…”/ Historia e familjes Saraçi, që jeton në skamje në Lushnje

17 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edhe kafshët kur bie shi mundohen të gjejnë strehë, por ky baba i tre fëmijëve del nga ajo që zorr se mund të quhet shtëpi, për të fjetur jashtë në të ftohtë.

Petrit Saraçin nuk e detyron njeri të flejë i mbështjellë në plastmas. Ai del vetë, që t’i lirojë atë pak hapësirë 3 fëmijëve dhe gruas së tij. Në skamje mesa duket dikush duhet të marrë dhe riskun më të madh.

Kjo është vetëm një copëz e historisë së familjes Saraçi, e cila jeton në fshatin Karbunarë të Lushnjes. Të gjitha copëzat e tjera janë akoma dhe më të rënda, dramatike, tragjike.

Petriti çohet përditë në orën 3 të mëngjesit. Lëviz nga trupi batanijet dhe plastmasën dhe merr biçikletën. Punon 20 orë në ditë dhe mbledh ç’të gjejë në Lushnje… bidonë, plastikë, hekurishte. Vjen në shtëpi dhe ndan ato që ka mbledhur, për t’i shitur më pas. Kjo është e ardhura e kësaj familje.

Petriti: Unë dal në orën 3 të mëngjesit. Marr thesin dhe mbledh në qytet plastmasë e bidona, çfarë të gjej. Në shtëpi vij nga ora 11 e darkës. Më pas ndaj ato që kam gjetur dhe i shes. Me ato para jetojmë, 2-3 mijë lekë në ditë… në shumë raste kam mbetur pa bukë e pa ujë, në shumë raste.

Unë flë jashtë, me dy batanije dhe një plastmas. Fëmijët i lë brenda pa ngrohje. Isha i detyruar të rrija se kurrë nuk do i lija fëmijët. Unë mërdhif por që t’i lë fëmijët përjashta nuk e bëj dot.

Dashuria, gruaja e Petrit, merret me të gjitha punët e shtëpisë, një rrip toke që e gëzojnë për ta punuar dhe dy krerë dhie.

Dashuria: 5 vetë jemi, tre fëmijë dhe burrë e grua. Kam 15 vjet që vuaj në këtë gjendje. Bëj punët e shtëpisë, gatimin, merrem me dhitë që kemi, pastaj vjen puna në tokë. Punojmë tokën këtu… Dal në toka kur mërzitem dhe qaj vetëm atje, nuk dua të më shohin fëmijët, por jetesa është bërë e pamudnur… nuk e di.

Mes lotësh, Petriti tregon se djalin e madh e ka me një krah të thyer… as atë nuk ka mundur që t’ja shërojë. Vetja i duket i padobishëm, pavarësisht se punon 20 orë në ditë prej mëse 15 vitesh.

Petriti: Marr çunin e madh që të mbledhë bidona, të mos hyjë në rrugën e keqe, të mos më vjedhë…Çuni ka krahun të thyer. Sidomos për atë jam të vras veten (qan) Kur e shoh atë shpirti më dhimbset. Nuk kam mundësi t’i shëroj krahun, unë e di sa vuaj për atë…

Markeljani e tregon krahun e tij… është një pamje rrëqethëse dhe përlotëse.

Markeljani: Mbledhin kanoçe e bidonë, ndihmojmë babin me sa mundësi kam. Në behar dal me dhi. Kam krahun e thyer në tre vende. E kam thyer për herë të parë në klasë të parë kur isha i vogël. E futa në allci por pastaj më lëvizi kocka

Këto janë kushtet me të cilat përballet përditë Petriti. Jetesa është bërë kaq e vështirë, saqë ai ka menduar disa herë t’i japë fund jetës. Fatmirësisht gruaja e tij ka arritur ta ndalë, duke i hequr nga duart helmin.

Petriti:  Nuk ja dal dot më, dy- tre herë kam tentuar të helmoj veten por s’më ka lënë gruaja. Kam fotoksinën, por mi ka hedhur gruaja… (qan) Më dhimbset gruaja dhe fëmijët por nuk kam se çfarë t’i bëj… është e pamundur (qan).

Marisoli është vajza e familjes Saraçi. Fytyra e saj simpatike shkrihet nga lotët e shumtë, kur flet për shqiptarët sesa shumë vuan familja. Marisoli e sheh jetën e saj të pakuptimtë, sikur kurrë nuk ka nisur.

Marisol: Këtu nuk jetohet… kanë dhe shoqet e mia shtëpi, por jo si këtu… dua dhe unë te jetoj në një shtëpi por nuk kam çfarë të bëj (qan)

Më ërrdhi njëherë shoqja dhe më tha të vij tek shtëpia ime. Nuk kisha ku ta fusja. Një ditë më tha do të sjell ca rroba dhe unë i thashë në rregull… kështu jetojmë ne, me ndihmën e njerëzve. Ndonjëherë dhe unë dua të dal me shoqet, por nuk mundem dot. Gjella nuk na mjafton. Në mëngjes çohemi dhe shkojmë në shkollë pa ngrënë. Kur e pyes babain ai më thotë se nuk ka gjë… po këtu nuk jetohet! Nuk jetohet këtu! Nuk është jetë! Lekë nuk kemi, nuk kemi asgjë (qan)

Parë kushtet e vështira, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri shkuan vetë në Karburanë. Petritin e gjetën duke fjetur jashtë barrakës. Ai fle pak, mjafton që fëmijët e tij të mos lagen nga shiu.

Naçi: Petrit si je mirë… këtu qenke

Petriti: Ja siç e shikoni kjo është jeta ime… kam 15 vite këtu.

Naçi: Na njoftuan dhe na lebetiti historia juaj… familjarët shikoj janë brenda kurse ti fle jashtë

Sidrit Bejleri: Po në dimër si ja ke bërë

Petriti: Ja me plastmas, me dy batanije dhe unë jashtë. Mjafton që të rrijë fëmija brenda. Kam 15 vite që jetoj kështu

Naçi: Çfarë pune bën?

Petriti: Ja me këto hekurat, merrem me to… nëpër kazën mbledh ndonjë patate e qepë për fëmijët… S’kam parë asnjë ditë të bardhë, jam 48 vjeç dhe vetëm vuajtje kam parë.

Naçi: Ti sonte do të flesh prapë me vështirësi… por ne do të përpiqemi që të bëjmë gjithçka për familjen tendë dhe gruan. Fëmijët ku janë?

Petriti: Janë në gjumë

Naçi: Ne do vijmë sërish nesër dhe do të përpiqemi që dhe familja juaj të ndjejë ngrohtësinë e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MARTUAR ME DJALIN E AMBASADORIT/ Modelja shqiptare shtatzënë për herë të parë
Previous article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me një tjetër angazhim të Paktit për Universitetin në rrugën e përmbushjes..."

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë Aktualitet

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT