Një video është zbuluar së fundmi, nga momenti kur zjarrfikësit hyjnë brenda në katedralen e Notre Dame, e cila po shkrumbohej.
Zjarrfikësit, tashmë heronjtë që shpëtuan një pjesë nga katedralja, hynë dhe shpëtuan veprat historike që ishin brenda saj, siç ishte edhe kurora e Krishtit.
Kulla dhe çatia e katedrales u shembën, por thesaret e çmuara, duke përfshirë kurorën e Krishtit u shpëtuan. Zjarrfikësit hynë brenda në katedrale për t’i shuar nga flakët, duke rrezikuar që tavani t’i zinte poshtë. Zjarrfikësit luftuan për tetë orë për të shuar zjarrin që shkatërroi kulmin e katedrales, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, pjesa më e madhe e saj u shkrumbua
Lëvizja e shpejtë e zjarrfikësve bëri që reliktet e famshme, dhe disa dritare të katedrales të shpëtoheshin nga flakët.





