• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI I “NOTRE DAME”/ Në më pak se 24 orë dhurohen gjysmë miliard euro 
Home
Nderkombetare

RINDËRTIMI I “NOTRE DAME”/ Në më pak se 24 orë dhurohen gjysmë miliard euro 

16 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Trishtim, të pafuqishëm, mosbesues! Këto tre ndjenja i gjen të përziera me njëra- tjetrën tek çdo francez, por edhe tek çdo qytetar i botës, të cilët është e pamundur që të mos kenë dëgjuar të paktën një herë në jetë për Katedralen Notre-Dame de Paris. Trishtim, sepse një pjesë e historisë u shkatërrua; të pafuqishëm, sepse përtej dëshirës së mirë, askush nuk mund të jepte një ndihmë sado të vogël, dhe mosbesues për atë se ç’mund të ndodhë me rikonstruktimin e Katedrales. A do t’i ngjajë ajo asaj të mëparshmes? Është kjo pyetja që kërkon një përgjigje të menjëhershme, por askush nuk di t’i përgjigjet.

Pas më shumë se 9 orësh luftë me flakët, gati 400 forca zjarrfikëse nga Parisi kanë arritur që të shuajnë plotësisht zjarrin e tmerrshëm. Fatkeqësisht, 2 policë dhe një zjarrfikës u plagosën lehtë. Megjithatë, brigada e zjarrit ka dhënë lajmin e mirë se struktura e gurtë e katedrales është ruajtur si dhe disa nga veprat kryesore të artit.Hetimet kanë përfunduar dhe është dalë në përfundimin që zjarri ka qenë aksidental.

Kryebashkiaku ka vënë në dispozicion 80 milion euro nga buxheti i shtetit që ishin parashikuar për qytetin, për rindërtimin e Katedrales, e megjithatë miliarderët në mbarë botën ka nisur të bëjnë dhurimet e para. I pari që dhuroi 100 milion euro ishte miliarderi Francois-Henri Pinault, e ndërsa pas tij, edhe pronari i Louis Vuitton dhuroi 200 mln euro, për rikonstruktimin e asaj që e quan ‘simbol të Francës’.

Në më pak se 24-orë  nga djegia e Katedrales së Parisit, janë mbledhur rreth gjysmë miliardë euro për rindërtimin e “Notre Dame”. Miliarderët dhe bizneset kanë dhuruar shifra të mëdha parash, për të shpëtuar “një pjesë të historisë  së Francës”.Angazhimi i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanné, ka dhuruar 100 milionë euro. Të  njëjtën shumë ka dhuruar më herët edhe miliarderi francez François Pinault. Gjithashtu, familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron mallra luksoze dhe shtëpi modës LVMH, ka premtuar të kontribuojë me 200 milionë dollarë. 1 milion euro janë dhuruar edhe nga kompania e teknologjisë “Capgemini”. Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit deri më tani është 401 milionë euro. Kjo shifër nuk përfshin 80 milion euro të vendosur në dispozicion nga Bashkia.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU/ Haradinaj: Nuk lejojmë ndarjen e Kosovës, s’preken as kufijtë
Previous article SË SHPEJTI ME NJË DOKUMENTAR PËR JETËN E TIJ/ Ish-lojtari i Interit thur elozhe: Mourinho është i madh, por më pëlqen...

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT