E gjithë bota është zgjuar sot me pikëllim. Notre-Dame de Paris humbi madhështinë e saj.
Një zjarr që shpërheu pasditen e djeshme shkatëroi pjesën më të madhe të saj, duke shuar në pak minuta një histori 800 vjeçare, shkruan Newsbomb.al.
Të gjithë sytë e botës janë kthyer me trishtim në Paris. Duket se fjalët kanë qenë të tepërta edhe për gazetat më të mëdha botërore. Në faqet e tyre të para shkruhet ‘Tragedi of Notre-Dame’ dhe pamjet realisht këtë herë shprehin më shumë se një mijë fjalë.
Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë. Katedralja u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Asaj iu deshën rreth 100 vite për t’u ndërtuar, ndërsa në pak orë zjarri e shkatërroi.
Më poshtë faqet e para të gazetave më të mëdha botërore:







