Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi zjarrin shkatërrues në katedralen e Notre Dame’, ka deklaruar një zëdhënës për CNN.
Bëhet e ditur se prokurorët do të hetojnë në pistën “shkatërrim të pavullnetshëm nga zjarri”.
Ndërkaq, presidenti Emannuel Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.
Ai njoftoi po ashtu se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.
Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 15 milion turistë. Katedralja u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344.