• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E SELENICËS/ Vrau TETË kushërinjtë e tij, ja çfarë ndodhi sot me Ritvan Zykaj
Home
Breaking News

MASAKRA E SELENICËS/ Vrau TETË kushërinjtë e tij, ja çfarë ndodhi sot me Ritvan Zykaj

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Seanca e radhës gjyqësore në gjykatën e Vlorës për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj do të zhvillohet në datë 16 prill. Në këtë seancë është parashikuar që të merren në pyetje familjarët e viktimave, por që njëkohësisht janë edhe të afërm të Zykajt.

Nëse nuk paraqiten dëshmitarë, do merren për bazë deklaratat e tyre para grupit hetimor. Prokurori i ceshtjes Saimir Smaka ka konfirmuar se dosja tashme i ka kaluar prej pak muajve gjykatës së faktit Vlorë pas mbledhjes se dokumentacionit, informacioneve dhe provave të mjaftueshme nga prokuroria, ndërsa janë zhvilluar deri me tani dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Ritvan Zykajt i është caktuar avokat nga shteti kryesisht, ndërsa në datë 16 prill do të jetë edhe seanca e parë, ku do të pyeten dëshmitarët. Aktualisht në Shqipëri janë vetëm një pjesë e të afërmëve, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një pjesë e tyre, pas tragjedisë së janë larguar jashtë vendit.

Një muaj më parë prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kërkohet burgim i përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAKËT NË KATEDRALEN E PARISIT/ Dyshohet se zjarri ka rënë në pjesën e... (FOTO+VIDEO)
Previous article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ "Zonja e Vjetër" nis “kërcënimet”: Mbrëmjen kundër Atleticos e mbajnë...

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT