• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPEN DYERT E PUNËSIMIT PËR SHQIPTARËT NË ITALI/ 30.850 kuota të lira për shtetasit e huaj
Home
Sociale

HAPEN DYERT E PUNËSIMIT PËR SHQIPTARËT NË ITALI/ 30.850 kuota të lira për shtetasit e huaj

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Shteti italian ka hapur dyert ndaj të huajve duke vënë në dispozicion 30.850 kuota për punësim sezonal dhe për konvertime lejesh të ndryshme qëndrimi në leje pune. Aplikimi nis më 16 prill.

Qeveria italiane ka nxjerrë dekretin e flukseve 2019 që përbën të vetmen mënyrë të ligjshme për të shkuar në Itali për punë. Ai është botuar më 9 prill në Gazetën Zyrtare italiane. 30.850 kuota janë vënë në dispozicion, thuajse që të gjitha për të mundësuar ardhjen në Itali për punë të varur sezonale të punonjësve të huaj dhe për konvertime lejesh të ndryshme qëndrimi në leje pune, të të huajve tashmë rezidentë në Itali, apo që kanë një lejeqëndrim afatgjatë CE të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së.

Në dekret përcaktohet gjithashtu edhe kalendari i nisjes së kërkesave, që do të përgatiten e do të paraqiten, si gjithmonë përmes portalit të ministrisë së Brendshme në https://nullaostalavoro.dlci.interno.it.

Më saktësisht, 30.850 kuotat janë të ndara si më poshtë:

Ardhjet

– 18.000 për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare). Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, e disa vende të tjera të botës.

– 500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;

– 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

– 2.400 hyrje për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të ngrenë në Itali një sipërmarrje Start-up apo të hapin një aktivitet privat duke investuar jo më pak se 500.000 € e që parashikon hapjen e të paktën 3 vendeve të reja pune,  apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.

Konvertimet

Veç ardhjeve të reja nga jashtë, me dekretin e flukseve u mundësohet konvertimi në lejeqëndrim për punë edhe mijëra të huajve që në Itali  jetojnë me një leje që nuk u mundëson mbajtësve punësimin e plotë.

Më saktësisht, autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:

– 4.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale;

– 3.500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 800 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:

– 700 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Paraqitja e kërkesave

Kërkesa për punësim paraqitet nga një punëdhënës italian apo i huaj me qëndrim të rregullt në Itali për një punonjës jokomunitar akoma rezident jashtë Italisë. Punëdhënësi mund të paraqesë kërkesën duke ndjekur procedurën online personalisht apo me ndihmën e patronateve dhe enteve që falë marrëveshjeve me qeverinë italiane kanë të drejtën të kryejnë të gjithë praktikën në emër të punëdhënësve.

Mund të lidhet kontratë pune me karakter sezonal vetëm në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit-hotelerisë, për të cilët aplikohet një nga kontratat kolektive të punës që përfshihen në formularët e kërkesës për punë sezonale të pranishëm në portalin e ministrisë së Brendshme.

Të interesuarit për procedurën e marrjes së vizës së hyrjes për punë të pavarur, duhet të konsultojnë portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane.

Kërkesat për punonjësit josezonalë dhe të pavarurit do të mund të nisen online nga ora 9:00 e 16 prillit 2019.

Kërkesat për punonjësit sezonalë do të mund të nisen nga ora 9:00 e 24 prillit 2019.

Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2019. Kuotat do të jepen sipas rendit të trajtimit të kërkesave që do të ndjekë atë të nisjes së tyre.

Formularët që duhen përdorur sipas tipit të kërkesës që paraqitet janë:

Formularët A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale;

Formulari C-STAG për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve sezonalë.

Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;

Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E DINIM/ Ja si dukej Orinda Huta 21 vite më parë kur këndonte në “Pallatin e Pionerit”
Previous article "OPOZITË TË KAM DH***Ë, S’TË KUPTOVA ASNJËHERË"/ Deputeti i PS: Vranë më 21 janar, qurraviten...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT