Nje sasi kokaine me destinacion Shqiperine eshte kapur ne portin e Maltes.

Sipas policise, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejneret. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.
Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.
Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.



