• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BËRI PRITË DHE E PLAGOSI ME ARMË ISH-BOKSIERIN/ Arrestohet pas dy vitesh 23-vjeçari (EMRAT)
Home
Breaking News

I BËRI PRITË DHE E PLAGOSI ME ARMË ISH-BOKSIERIN/ Arrestohet pas dy vitesh 23-vjeçari (EMRAT)

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Gruda”, gjatë të cilit është vënë në pranga një 23 vjeçar nga Shkodra, pasi pak ditë më parë ky i fundit ka plagosur me armë zjarri ish-boksierin Nelson Hysa, në vitin 2017.

Në pranga ka rënë shtetasi Valter Ksolla 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

 

Nelson-Hysa1

Ish-Boksieri i  Vllaznisë, Nelson Hysa, u plagos ne 7 maj në një atentat në Shkodër. Pas krimit, policia njoftoi se kishte identifikuar autorin Valter Ksolla 21-vjeç banues në Shkoder dhe nje tjeter person, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.

Hysa sapo kishte dalë nga një berberane kur është qëlluar me armë zjarri disa herë nga dy persona të maskuar që udhëtonin me motor.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E ICARDIT ÇËSHTJE DITËSH/ Marotta i jep një lajm të mirë Spallettit
Previous article PËRBALLAJA E SIKLETSHME NDODHI/ Khloe Kardashian ftoi ish-in në ditëlindjen e vajzës

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT