• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASHPËRSOHET LUFTA NË TRIPOLI/ 120 viktima në më pak se dy javë
Home
Nderkombetare

ASHPËRSOHET LUFTA NË TRIPOLI/ 120 viktima në më pak se dy javë

15 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli kanë humbur jetën të paktën 121 vetë, ka bërë të ditur, Organizata Botërore e Shëndetësisë. 561 vetë janë plagosur nga 4 prilli, koha kur shpërtheu konflikti i armatosur. OBSH bëri të ditur, se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe do të nisë punonjës të tjerë në Tripoli, por shpreh shqetësimin, se puna e saj pengohet. Kjo organizatë dënoi „sulmet e përsëritura” ndaj ndihmësve dhe urgjencave të shpëtimit në kryeqytetin libian.

Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi në Tunizi. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u drejtoi së fundmi thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

Haftar vazhdon ofensivën

Megjithë apelet ndërkombëtare për paqen, nuk ka shenja të qetësimit të konfliktit të armatosur në Libi. Kreu i parlamentit libianolindor, Aguila Saleh, bëri të ditur në fundjavë, se gjenerali i rebelëve, Haftari do të vazhdojë ofensivën e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht. Haftari është komandanti i të vetëshpallurës „Ushtria Kombëtare Libiane”, LNA, që mbështetet nga grupet rivalizuese në lindje të vendit. „Ne i sigurojmë qytetarët e Tripolit, se fushata për çlirimin e Tripolit do të jetë e kufizuar, dhe nuk do të shkelen liritë e tyre, por do të rivendoset siguria dhe do të luftohet terrorizmi”, ka thënë Saleh.

Trupa e LNA sigurojnë portet e naftës

Njësitë e trupave mbështetëse të qeverisë në Tripoli kanë frenuar deri më tani ofensivën e Haftarit kundër Tripolit. Luftimet janë përqëndruar së fundmi në një aeroport, afër 11 kilometra qendrës së qytetit. Në Lindje të Libisë, një njësi e LNA-së përgatitet për të siguruar dy portet kryesore libiane të naftës, Es Sider dhe Ras Lanuf. Qeveria kundërshtare libianolindore, sipas të dhënave të saj, pret një sulm të grupeve të armatosura besnike të qeverisë në Tripoli. Nëse kjo ndodh, atëherë në konfliktin libian hapet një front i ri lufte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODELJA E NJOHUR I JEP FUND LIDHJES/ I mërzitet këngëtari 23 vjet më i vogël
Previous article Guardiola e pranon, largohet ylli i Manchester Cityt

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT