Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku ka takuar edhe Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisionerin e BE-së për zgjerim, Johannes Hahn.
Në komunikatën zyrtare nga Presidenca e Kosovës, njoftohet se përpos tyre, presidenti Thaçi ka takuar edhe përfaqësues të tjerë lartë të Bashkimit Europian.
Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së mbështetjen e tyre përsa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në Bruksel Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.


