• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KËRKOI…”/ Ekstradohet fieraku i dënuar për trafik femrash. Kishte…
Home
Breaking News

“KËRKOI…”/ Ekstradohet fieraku i dënuar për trafik femrash. Kishte…

14 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit njoftoi dje ekstradimin nga Greqia të Astrit Dules, i cili është dënuar për “Trafikim të femrave për qëllim prostitucionin”.

Dule është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg, ndërsa ka qenë në arrati deri disa muaj më parë, kur edhe është arrestuar në shtetin fqinj. Sipas njoftimit zyrtar të Interpol Tirana, 48- vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimi ka ardhur pas një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

“Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale ‘Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni’. Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë ekstradoi nga Athina/Greqi drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale ‘Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni’”, shkruhet në njoftimin e Interpol Tiranës. Vendimi ndaj Dulës është dhënë në vitin 2003, ku gjykata e ka gjetur fajtor për trafikimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Gjatë muajit dhjetor, Policia e Shtetit e kishte renditur Dulen në listën e personave më të kërkuar, ndërsa ashtu si për pjesën tjetër të të kërkuarve, kërkonte ndihmë për arrestimin e tij.

KËRKESA

Ndërkohë që kanë kaluar 16 vite nga dhënia e vendimit nga Gjykata e Durrësit, e cila e ka dënuar atë me 15 vite burg, në 15 tetor të vitit që lamë pas, Astrit Dule, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, ka kërkuar në Gjykatë parashkrimin e ekzekutimit të dënimit.

Çështja është ende në shqyrtim nga Gjykata, ndërsa në kërkesën e parashtruar Dule kërkon “përjashtimin (Parashkrimin) nga vuajtja tërësisht e dënimit të dhënë me vendimin penal Nr.91, datë 25.02.2003 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës”. Kërkesa e tij është e mbështetur në nenin 48 të Kodit Penal, ku parashikohet se “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar: njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë gjer në njëzetepesë vjet burgim; dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim dhe pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të tjera më të lehta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRA E PASHMANGSHME/ Inter dyfishon me penallti, por nuk e gjuan Icardi (VIDEO)
Previous article PAS 19 MINUTASH LOJË/ Nainggolan mposht portierin me një goditje me kokë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT