TIRAN˖ Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar video dhe foto nga spitali ku ndodhen të shtruar protestues të lënduar. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spahia ka evidentuar njërin prej protestuesve, Armando Gecajn, 26, vjeç me origjinë nga Kukësi.
Gecaj shihet që mbahet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit pavarësisht se është i lënduar dhe në trupin e tij ka shenja dhune.
26-vjeçari është personi që mbrëmjen e kaluar, i maskuar “drodhi” zinxhirin në fytyrën e policëve, dhe këtë gjë e pranon edhe vetë Armando në videon e publikuarnga ish-deputeti Spahia.
Asgjë s’kam bërë, vetëm kam protestuar. Kisha një zinxhir në dorë që e kam dredh kshu, por vetëm kaq. S’kam prek asnjë polic me dorë,”– dëgjohet teksa thotë Gecaj.
Mirëpo Gecaj rezulton edhe i arrestuar në vitin 2015-ë për vjedhje me dhunë. Në njoftimin e policisë të asaj kohe, shkruhet se Gecaj u arrestua së bashku me një tjetër person, E.D, pasi janë kapur në flagrancë teksa vidhnin telefonat e qytetarëve me dhunë.


