• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BËN ATENTAT KRYEPLAKUT/ 54-vjeçari i ikën Policisë, dyshohet se është larguar nga Shqipëria
Home
Aktualitet
Kronikë

I BËN ATENTAT KRYEPLAKUT/ 54-vjeçari i ikën Policisë, dyshohet se është larguar nga Shqipëria

14 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

I zuri pusi kryeplakut të fshatit dhe e qëlloi me plumb në këmbë, shpallet në kërkim 50-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Gribë të qytetit të Gramshit, ku Policia, edhe pse ka mundur të identifikojë autorin, nuk ka mundur dot ta kapë atë. Sipas Policisë, ka qenë një konflikt i hershëm mes autorit të identifikuar si S. Veliu me kryeplakun e fshatit, Tajar Veliu, 54 vjeç, që dyshohet se është për motive pronësie. Edhe pse sherri kishte shumë vite që kishte ndodhur, sërish autori ruante inat me kryeplakun. Mbrëmjen e 12 prillit, 50- vjeçari ka pritur që kryeplaku të shkojë në banesë nga lokali i fshatit dhe duke përfituar nga terreni i errët, e ka qëlluar me pistoletë.

 

Policia-Kruje_1-626x450

Banorët e fshatit e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit, ku 54-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia në vendin e ngjarjes shoqëroi disa persona ku edhe mundi të identifikojë autorin. Ky i fundit dyshohet se mund të jetë larguar nga Shqipëria natën e 12 prillit, edhe pse Policia vazhdon kontrollin për kapjen e tij. Ndonëse nuk mësohen shumë detaje mbi motivet e plagosjes së kryeplakut, dyshimet bien mbi një sherr për çështje pronësie. Autori dhe kryeplaku, edhe pse kanë një mbiemër, nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Policia në vendngjarje ka gjetur vetëm një gëzhojë të armës, ndërsa pistoleta nuk është gjetur. Autori e ka marrë atë me vete me qëllim humbjen e gjurmëve.

Policia thotë se vijon punën për kapjen e të dyshuarit, ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në komunikatën zyrtare, Policia pohon se: “Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, është jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V., ku vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Luftëtari-Laçi, Vendasit posedojnë topin ndaj kurbinasve
Previous article ZHVISHET BASKETBOLLISJTA PARA KAMERAVE/ Sportistja “tërbon” rrjetin në Big Brother (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT