• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEKNOLOGJI/ Emërohet ministri i parë i inteligjencës artificiale
Home
Teknologji

TEKNOLOGJI/ Emërohet ministri i parë i inteligjencës artificiale

24 October, 2017 Q.Autor Jetë, Teknologji

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) formuan një dikaster të ri në kabinetin qeveritar, në krye të të cilit emëruan një ministër “përgjegjës për inteligjencën artificiale”. Sipas postimit të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ndihmëspresidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëkohësisht edhe Emiri i Dubait, Sheik Muhammed bin Rashid Al-Maktum, njoftoi se ka emëruar 27-vjeçarin Omar bin Sultan Al-Olama si ministër të parë të EBA të Inteligjencës Artificiale.

Në mesin e detyrave të ministrit 27-vjeçar, i cili më herë ndodhej në detyrën e “drejtorit përgjegjës për të ardhmen” në Kryeministri, do të jenë edhe monitorimi nga afër i zhvillimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale, fushat e përdorimit të saj dhe siguria e kësaj teknologjie.

Emiratet e Bashkuara Arabe më herët publikuan edhe strategjinë e tyre të inteligjencës artificiale deri në vitin 2031.

Ky vend, i cili krahas vizionit të ri dhe inteligjencës artificiale, në strategjinë e saj ka përfshirë edhe çështjet si robotët, makinat autonome (pa pilot), dronët dhe kolonizimin e Marsit, synon që deri në vitin 2021 të digjitalizoj të gjitha veprimet që kryhen me letra, deri në vitin 2030 ta automatizoj 25% të rrjetit të transportit në Emirat me makina autonome, deri në vitin 2050 të prodhoj 75% të energjisë nga burimet e pastra dhe madje deri në vitin 2117 ta kolonizoj Marsin, përgatiti Express.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 250 luftëtarë të ISIS kërcënojnë Ballkanin Perëndimor
Previous article Presidenti i PPE: Do e marrim seriozisht Shqipërinë kur të luftohet korrupsioni, krimi e droga

Q.Autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT