• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një shëtitje opozitare, në boshllëkun e errët pa cak!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një shëtitje opozitare, në boshllëkun e errët pa cak!

13 April, 2019 Redaktor1 OP-ED

Për të gjithë ata që në dy muajt e fundit, nuk kanë qenë të vëmendshëm për të fiksuar çdo detaj të strategjisë opozitare të djegies së të gjitha mandateve të deputetëve të saj, mjafton që të kishin durim për të parë orët e protestës së 13 prillit, e për ta kuptuar atë nga “A”-ja e deri tek “ZH”-ja. Kjo protestës është ndoshta pasqyra më e qartë, më besnike dhe më e mirë, për të kuptuar thelbin e gjithçkaje që lidhet me krizën e thellë të lidershipit opozitar, që e sheh çdo ditë veten të bjerë në gjendje të lirë, në fundin e një humbere të thepisur politike.

Kishin një muaj partitë politike të “Opozitës së Bashkuar”, që përgatiteshin për të mbledhur njerëzit, të shtunën në orën 18.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dukej sikur gjithçka ishte e menduar, e studiuar, e planifikuar deri në detaj. Pra: Lidershipi drejton, udhëheq, komandon dhe i prin protestuesve. Në pamje të parë, vetëm për pak çaste duket si një protestë model, e një opozite të organizuar që e ka shumë të qartë se çfarë kërkon, pse ka dalë dhe si do ia arrijë qëllimit final.

Por pas pak minutash, gjithçka rikthehet në origjinë. Me një protestë që degjeneron shpejt në kaos, dhunë, goditje të institucioneve, sulme mbi policët, kapsolla, fishekzjarre, pishtarë. Fjalime zëçjerra, mungesë skenari, axhende, qëllimi dhe strategjie. Më pas qëndrim ca kohë duarkryq e gojëkyç, në bulevard, me duar në xhepa. Për të nisur lëvizjen kaotike të radhës, drejt godinës së seancave plenare të Parlamentit. Ndërkohë që rishfaqet edhe Presidenti i Republikës, që e thotë edhe ai një fjalë, sa për të mos thënë që edhe këtë radhë, do fliste me heshtjen e tij…

Sapo masa e protestuesve të mbetur, mbërrin përpara rrethimit të Parlamentit, mediat fillojnë e thonë: “Nuk është e qartë se si do të vijojë protesta.” Por mos u shqetësoni, se ka kush ju sqaron. Menjëherë i dalin mikrofanave përpara Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi për të folur siç dijnë vetëm ata: “Për protestën do të vendosin qytetarët!” “Ne jemi qytetarë të thjeshtë si të tjerët. Tani e ka në dorë populli se çfarë do ndodhë”. E pasi u ngjirën duke thirrur: “Rama ik”, në fund, ikën vetëm ata vetë, siç edhe erdhën. Për tu rikthyer pas një muaji… për protestën e radhës!

Eshtë fiks pamja e 2 muajve më parë. Panorama e momentit kur opozita vendosi që të djegë “on block” mandatet, të dilte nga sistemi parlamentar dhe të niste, marshimin e pandalshëm drejt rikthimit në pushtet. Të gjithë mbetën gojëhapur, siç do të shprehej një diplomat i huaj në Tiranë. Ngase bota nuk e kish parë kurrë që kjo të ndodhte në demokracitë e kohëve moderne. Dikush po priteste që të kuptonte se kush ishte hapi gjenial i radhës nga ana e lidershipit opozitar. Në fund të së cilës, do ta zinin “shah- mat”, qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Prit e prit e skishte të sosur. Shpejt u kuptua që opozita jonë kishte një plan, që as nuk kishte dhe as nuk mund të bënte dot, as edhe një plan. Pas djegies së mandateve, e gjitha çfarë vijoi dhe po vijon, është thjeshtë një shëtitje e pafund në një boshllëk të errët pa cak. Zbulimi i madh i liderëve të opozitës sonë, ishte që… të bënin protesta. Një herë në javë; jo më brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, por tashmë vetëm përpara godinës së saj. E një herë në muaj; në bulevard përpara Kryeministrisë. Kaq!

Të gjithë e kuptuan se ajo që duan në fakt, është vetëm pushteti në tavolinë, për ti shpëtuar ndëshkimit të SPAK e BKH, për të penguar çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe për të shmangur humbjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Një lojë që e ka mësuar përmendësh i madh e i vogël. Shqiptar e ndërkombëtar. Por, problemi është se nuk kanë mbështetjen e askujt. Nuk kanë mbështetjen e asnjë politikani të huaj. Të asnjë institucioni. Të asnjë kancelarie. Të asnjë shteti të botës demokratike euroatlantike. Ndaj edhe janë të pashpresë.

Ngaqë nuk e thonë dot këtë të vërtetë të thjeshtë. Ngaqë nuk e pranojnë se i kishin bërë hesapet e djegies së mandateve “pa hanxhiun”. Ngaqë vepruan si në atë shprehjen “jep pesë lekë e hyr në valle dhe jep 100 e nuk del dot më”. Ngaqë thanë se dëgjuan zërin e qytetarëve dhe urdhërin e sovranit popull, por në çdo protestë po i ndjekin gjithnjë e më pak militantë qorrë. Ngaqë nuk e pranojnë se janë të dështuar në këtë ndërmarrje vetëvrasëse politike. E vetmja gjë që po shtojnë me kalimin e kohës, janë gojështhurja dhe dhuna mbi institucionet e mbi ruajtësit e rendit. Ndaj, po kërkojnë me dëshpërim rrugëdalje.

E vetmja rrugë që i ka mbetur është rruga pa krye, e cila rastësisht ose jo, është e përputhur në kohë e në hapësirë, me protestat në Podgoricë dhe Beograd. Ndërkohë që aleatët tanë strategjikë në SHBA, BE dhe NATO, po flasin gjithnjë e më shpesh për skenarë rusë në Ballkanin Perendimorë. Kjo që po ndodh në Tiranë, është pasqyrimi i një dëshpërimi të pangushëllueshëm i një lidershipi politik opozitar në krizë të thellë, që bashkë me gremisjen e vet, po lut natë e ditë që të gremiset edhe vendi.

E vetmja gjë që harrojnë, është se Shqipëria e 2019, nuk është më Shqipëria e 1919. Kanë kaluar 100 vjet nga ajo kohë, kur ende ishte në pikëpyetje, ekzistenca e shtetit të shqiptarëve. E si të mos mjaftonte kjo, ka 20 vjet që jemi i vetmi komb mbi dhe’, me dy shtete në Ballkan. Ndaj, bashkë me mandatet e deputetëve të opozitës, e shumta para Parlamentit protestuesit dhe lidershipi i tyre i dëshpëruar, mund tia dalin që ti vendosin flakën ndonjë makine të harruar… Por, jo Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE JETËSORE NË "SAN SIRO"/ Kessie mposht Lazion në betejën e Championsit, plas sherri në fund të ndeshjes
Previous article 13 VJEÇARI VDES NË PARK/ Nëna e qan në facebook: Jam shkatërruar, fëmija im shkoi

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT