• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIMI NË ELBASAN/ Zbardhen ultimatumet e Lleshajt për organet e rendit
Home
Sociale

TAKIMI NË ELBASAN/ Zbardhen ultimatumet e Lleshajt për organet e rendit

12 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ka zgjatur 90 minuta takimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me Prefektin e Qarkut Elbasan, Gledian Llatja ,Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,Enkeleida Millonai, Kreun e SHISH Elbasan, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Arjan Muça dhe përfaqësues të tjerë të organeve ligjzbatuese.

Në takimin e zhvilluar mes tyre është diskutuar me shqetësim dhe përgjegjësi rreth situatës aktuale të rendit dhe qetësisë publike në Qarkun e Elbasanit si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për t’u dhënë goditjen fatale të gjitha organizatave kriminale si dhe të gjitha figurave të krimit që veprojnë në territor.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sipas burimeve konfindenciale ka kërkuar nga Drejtuesi i sapoemëruar i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit që trupa profesioniste që ai ka në dispozicion të inkurajohet për të qenë në lartësinë maksimale në kryerjen e detyrës. Policia e Shtetit ka deklaruar se do të shkatërrojë pamëshirë aktivitetin e të gjithë grupeve kriminale në çdo cep të Shqipërisë duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve se krimi ka mbështetje politike.

Pavarësisht ngjarjeve të rënda të ndodhura në Elbasan dhe gjetkë policia është duke punuar dhe rezultatet jo vetëm që nuk do të mungojnë , por do të jenë spektakolare.

Me qytetin e Elbasanit janë të lidhura mjaft fije të organizatave kriminale në Shqipëri të cilat janë identifikuar dhe që ju është dokumentuar aktiviteti i tyre i paligjshëm. Forca e ligjit do t’i godasë organizatat kriminale njëra pas tjetrës duke i dërguar para Drejtësisë.

Në përfundim të takimit mes Lleshajt, Veliut,Prefektit të Elbasanit dhe përfaqësuesve kryesorë të organeve ligjzbatuese është arritur në përfundimin se puna e të gjithëve do t’i shërbejë rritjes së parametrave të sigurisë së jetës së qytetarëve si dhe rritjes së zbulueshmërisë dhe goditjeve të forta ndaj krimit dhe kriminelëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER PAMJE/ Aktori i njohur shqiptar nxjerr në shitje vilën me çmimin marramendes
Previous article RONALDO EDHE ZYRTARISHT JASHTË/ Do të humbasë festën e titullit pas...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT