Një operacion është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe kryeqytet nga policia e Shtetit. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë.
Për 5 prej të shoqëruarve ka urdhër arresti. Emrat e dy prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për Agron Qafa, Lavdosh Demaj. Njëkohësisht mësohet se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.
Si pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 1 kg kokainë.
AlpeNews.al ka siguruar foton e të arrestuarit Lavdosh Demaj:




