• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLEN HETIMET/ “Shpëton” motra e Donald Trump. Del në pension…
Home
Nderkombetare

MBYLLEN HETIMET/ “Shpëton” motra e Donald Trump. Del në pension…

12 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Motra e madhe e presidentit Trump, gjykatësja federale Maryanne Trump Barry, ka dalë në pension, duke i dhënë fund një hetimi gjyqësor pasi dyshohet se ajo ka thyer rregullat e sjelljes gjyqësore duke kryer mashtrime tatimore.

New York Times në fillim raportoi daljen në pension të Barry-t, duke thënë se ajo e ka paraqitur dokumentin e pensionit të saj në shkurt, vetëm 10 ditë pasi zyrtarë të gjykatës njoftuan paditësit se çështja ishte duke marrë vëmendjen e plotë të këshillit gjyqësor të sjelljes.

Pas daljes në pension hetimet u mbyllën menjëherë.

Hetimi i gjykatës u nxit nga një report i Times vjeshtën e kaluar, duke pretenduar se familja Trump kishte marrë pjesë në skemat tatimore për të maksimizuar trashëgiminë e Trump, Barry dhe vëllezërve dhe motrave të tjerë të tyre.

Avokati i Trump, Charles Harder tha se historia e Times ishte false.

“Nuk ka mashtrim dhe as evazion ndaj askujt. Faktet mbi të cilat Times bazon pretendimet e saj të rreme janë shumë të pasakta”-tha ai në një deklaratë vjeshtën e kaluar.

Presidenti Ronald Reagan zgjodhi Barry-n, një ish prokuror, për të shërbyer në Gjykatën Federale të Qarkut në New Jersey në vitin 1983. Presidenti Bill Clinton e nominoi atë në Gjykatën e Apelit të SHBA në vitin 1999.

Ndërkohë Barry, një gjykatëse pasive për më shumë se 2 vjet, rrezikonte qortim, ndëshkim ose fajësim nga hetimi i shqyrtimit të këshillit gjyqësor, ajo tani përfiton një pension vjetor që mund të shkojë deri në 200.000 dollarë, sipas Zyrës Administrative të Gjykatave të SHBA.

“Nëse një gjykatës del në pension nga zyra, ata marrin të njëjtën pagesë që merrnin, edhe gjatë pensionit”-tha zëdhënsësi David Sellers.

Një avokat i quajtur Scott Shuchart tha për CNN se raporti i vjeshtës së kaluar nga Times për familjen Trump e frymëzoi atë të paraqiste një ankesë kundër Barry.

“Ka pak ironi këtu. Është një lloj poshtërimi që ata vazhdojnë të nxjerrin në pension”-tha avokati.

Barry nuk i’u përgjigj kërkesës për koment.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË THASHË 'MIQTË', AI..."/ Putin revoltohet, quan "bandit" përkthyesin
Previous article TAKIMI NË SAMIT 16+1/ Rama "kokë më kokë" me Tsipras. Ja çfarë u diskutua

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT